Bardhi: Berisha të tërhiqet, ka 31 vite që nuk lejon të krijohet lidershipi në PD

14/04/2022 23:12

Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika, thotë Gazment Bardhi, pasi “Në 31 vite nuk ka lejuar të rritet një lidership në Partinë Demokratike”.

I ftuar në “Top Story”, deputeti u shpreh se “Sali Berishës nuk i intereson që PD-ja të jetë parti fituese e madhe. Ka nevojë për një parti të vogël që e kontrollon tërësisht”.

Sipas Bardhit, pas dorëheqjes së Bashës, Grupi Parlamentar duhet të punonte për ribashkimin, po Rithemelimi i drejtuar nga Berisha po e thellon përçarjen.

Një hap ishte që 36 deputetë i kërkuan Bashës të bënte një hap Bashës. Sapo ndodhi kjo, grupi kërkoi të gjente një formulë bashkimi. Ajo që kërkonte pjesa dërrmuese ishte të mos përçahej baza e partisë. Dho sot ka një përçarje e tillë.
Sot Rithemelimi ka nisur procesin e zgjedhjes për kryetarët e degëve, por36 deputetë kanë qenë të përjashtuar. Disa e kanë kuptuar në kafe se po bëhen zgjedhje në qytet.
Në kërkonim të ngriheshin strukturat e partisë. Ndërkohë që kanë kërkuar votë, po bëjnë emërime“.

Top Channel