Edi Rama: Ky 4-vjeçar është edhe koha e duhur për të hedhur themelet e një procesi të ri përkujdesje shoqërore, duke e kthyer modelin e rindërtimit në model të ndërtimit në masë të shtëpive sociale. Për ata që nuk kanë mundësi qofshin më të varfër apo të rinj që martohen.”

E prezantuar fillimisht në programin ‘Rama 3’ dhe e përforcuar më tej nga kryeministri në Kongresin e 9-marsit si një mënyrë për të mbështetur strehimin e çifteve të reja. Rreth 2000 banesa sociale çdo vit premton qeveria duke nisur nga 2022.

Por, sa efektive mund të jetë zhvillimi i mëtejshëm i kësaj skeme dhe a është e mjaftueshme? Ekspertët janë të ndarë në qëndrime.

Ndihmon në disa raste, por nuk është faktor thelbësor. Dokumentacioni i gjatë bën në disa raste bën që të ketë më tepër interes të aplikosh për kredi në bankë.”, tha  Klodian Muço, ekspert për ekonominë.

“Ka vend për t’u zbatuar jo vetëm në bashkitë ku ka prurje më të mëdha dhe lëvizje migratore drejt tyre, por edhe në qytete të vogla për të bërë të mundur që ata të mbeten të lidhur me vendin e tyre, duke pasur parasysh që investimi për blerjen e një banese  është investimi më i rëndësishëm që kryen një familje tipike shqiptare”, shton Ilir Ciko, ekspert për ekonominë

Por ekspertet janë të ndare nëse kjo mase e qeverise, mjafton për te lehtësuar çiftet e reja dhe familjet në nevoje, për të ndërtuar një jetë normale.

 “Sigurisht që do të që do ndihmojë për të vazhduar zhvillimin e ndërtimit që të vazhdojë të jetë sektorë prioritar i ekonomisë, do ndihmojë në shitjen e apartamenteve stok në qytetet e Shqipërisë. Vendet të ndryshme e kanë zgjidhur duke zbatuar zbritshmëri fiskale, ndihmë direkte me çdo muaj jo bonuse 40, 80 apo 120 mijë lekë. Shteti garanton rritshmërinë e fëmijëve, nuk mjafton vetëm streha” shprehet Klodian Muço, ekspert për ekonominë

“Ligji për banesat sociale ka një klauzolë që një % e caktuar e banesave që ndërtohen të jepen si fond për banesat sociale. Duke pasur parasysh zhvillimin e vrullshëm në ndërtimi, në këtë kuadër mund të lehtësonte së tepërmi barrën e qeverisë. Të gjitha palët përfitojnë edhe qeveria pa kosto shtesë për ndërtimin e tyre, qytetarët përfitojnë” , shprehet Ilir Ciko.

Por, strehimi në banesa sociale nuk është gjithnjë një proces i lehtë. Riintegrimi në një komunitet të ri ka sfida të mëdha.

“Një ndër vështirësitë lidhet me konceptin e të pranuarit të banesës sociale. Në shoqëri ka ende një lloj stigma nëse je një qytetar që ke një banesë sociale sepse shikohen si njerëz me mundësi shumë të pakta. Këtu është problem fillimisht, te paragjykimi” thotë Entela Binjaku, sociologe.

Top Channel