Burri në SHBA thotë se vrau gruan e fëmijët prej ‘afrimit të apokalipsit, për të kaluar në anën tjetër’ (fotot)

14/04/2022 21:40

Një burrë dhe një grua në SHBA kishin rënë dakord të vrisnin 3 fëmijët dhe veten e tyre në dhjetor 2019, pasi besonin se po afronte fundi i botës, u tha dje në gjyqit e babait të familjes, i vetmi i mbijetuar nga ngjarja e rëndë.

Prokurorët thanë se krimi ishte kryer nga 46 vjeçari Anthony Todt, pas paktit të bërë me gruan e tij për një vrasje-vetëvrasje në shtëpinë e tyre në Florida, SHBA, me qëllim “të kalonin në anën tjetër”, prej apokalipsit që pritej nga një moment në tjetrin.

“Të gjithë kanë nevojë të vdesin për të kaluar në anën tjetër, sepse apokalipsi po vjen”, tha prokurorja Danielle Pinnell duke formuluar arsyetimin e të akuzuarit në gjykatën e Osceola County.

Todt është deklaruar i pafajshëm për 4 vrasjet dhe një akuza mizori ndaj kafshëve, për vrasjen e gruas 42 vjeçare Megan Todt, dhe fëmijëve të tyre Alek, 13 vjeç, Tyler, 11, e Zoe, 4 vjeçe. Qeni i familjes Breezy gjithashtu u vra.

Viktimat ishin droguar me qetësues, mbytur e goditur me thikë, dhe më pas lënë në shtëpinë e tyre prej dy javësh në qytezën Celebration në Florida.

Ato ishin mbështjellë me batanije, dhe mjeku ligjor tha se të gjithë kishin plagë thike, përveç 4-vjeçares qe ishte mbytur.

Oficerët që dëshmuan thanë se Todt kishte tentuar vetevrasje me një mbidozë qetësuesish.

Pas vrasjes së fëmijëve, Pinnell tha se bashkëshortja Megan kishte qëlluar veten me thikë në bark por pa arritur të vetëvritej, çka ishte përfunduar më pas nga Todt.

Gjashtë muaj pas vrasjeve Todt pretendonte se gruaja e tij ishte përgjegjëse për krimin makabër pasi në një letër shkruante se i kishte droguar fëmijët me një tortë të përzier me qetësuesin e fortë Benadryl.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/7
Krimi ishte kryer nga 46 vjeçari Anthony Todt, pas paktit të bërë me gruan e tij për një vrasje-vetëvrasje në shtëpinë e tyre në Florida, SHBA

Top Channel