Bardhi zbulon detajet nga takimi mes Alibeajt dhe Nokës, për çfarë ranë dakord

14/04/2022 21:50

Partia Demokratike është përballë sfidës dhe nevojës së ribashkimit, teksa palët kanë qëndrime të ndryshme për mënyrën si duhet bërë ky proces.

Në  Top Story, Gazment Bardhi foli për një takim mes kryetarit të komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Nokës, mbështetës i Sali Berishës. Sipas tij, çdo person që është pezulluar nga Basha, mund të vijë në mbledhje dhe të japë sugjerimet e tij.

Në takim është rënë dakord që çdo person i përjashtuar apo pezulluar nga Grupi parlamentar është mirëpritur që të vijë dhe të bëhet pjesë e mbledhjes”.

Ndërsa Eno Bozdo ka sugjerime të tjera për mënyrën si duhet bërë ribashkimi dhe procesi, thotë ai, duhet të nisë duke marrë parasysh vendimin e qytetarëve që në shumicë votuan Sali Berishën.

“Populli demokrat ka vendosur me votë të tij kush është shumica. Aty duhet të fillojë përpjekja për bashkim. Duhet të hiqni dorë nga ankimi.

Të heqim ne të drejtën është shkelje ligji, përgjigjet Bardhi.

Nuk është shkelje ligji, thotë Bozdo.

Megjithatë, shton Bozdo, “kjo krizë në një mënyrë apo një tjetër do të zgjidhet”.

 

Top Channel