Dënohet xhihadisti i Shtetit Islamik, gjykata amerikane e shpall fajtor për përfshirje në ekzekutimin e pengjeve në Siri

14/04/2022 19:12

Një ish-xhihadist britanik është shpallur këtë të enjte fajtor nga gjykata amerikane për vrasjen e pengjeve në Siri.

33-vjeçari El Shafee Elsheikh akuzohej për rrëmbimin, torturimin dhe prerjen e kokës të disa pengjeve të Shtetit Islamik në Siri, përfshirë gazetarë dhe vullnetarë.

Pengjet e quajtën londinezin me origjinë sudaneze dhe tre burra të tjerë “Beatles” për shkak të theksit të tyre britanik.

Veprimet e grupit thuhet se kanë rezultuar në vdekjen e katër pengjeve amerikane: gazetarëve James Foley dhe Steven Sotloff, dhe punonjësve të ndihmës Kayla Mueller dhe Peter Kassig. Ata janë fajësuar gjithashtu për vdekjen e punonjësve britanikë të ndihmës David Haines dhe Alan Henning, dhe gazetarëve japonezë Haruna Yukaëa dhe Kenji Goto.

Disa prej viktimave iu pre koka dhe akti i rëndë u filmua për t’u publikuar më pas në rrjetet sociale.

Top Channel