E enjte, 14 Prill 2022
15:24
Banesat sociale i premtoi kryeministri, por ekspertët janë të ndarë

Edi Rama: Ky 4-vjeçar është edhe koha e duhur për të hedhur themelet e një procesi të ri përkujdesje shoqërore, duke e kthyer modelin e rindërtimit në model të ndërtimit në masë të shtëpive sociale. Për ata që nuk kanë mundësi qofshin më të varfër apo të rinj që martohen.”

15:18
Përrenjtë po shembin shkollën në Fushë Bulqizë, një pjesë e ndërtesës u shemb 5 vite më parë

Godina e shkollës fillore në Fushë Bulqizë ndërtuar para viteve 90 me mur guri me balte rrezikohet nga shembja per arsye te rrjedhjeve te ujërave nga përrenjtë malorë. nga të dy anët uji ka vërshuar edhe në oborrin e shkollës deri në themelet e saj.

15:11
“Nuk ulem në tryezë me Berishën”/ Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj tregon se përse mungon në mbledhjet e grupit

Në apelin e grupit parlamentar demokrat, Agron Gjekmarkaj do jetë mungesa e parë dhe e përhershme për sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e tryezës.

15:09
Basha-Berisha. Kë do hetojë SPAK? Të dy kërkojnë të nisin hetimet për rivalin

Sali Berisha dhe Lulzim Basha bien dakord vetëm në një pikë,  SPAK duhet te nisë hetimet në radhët e politikanëve të fuqishëm, por ndaj kujt të parit? Lulzim Basha sfidoi dhe i kërkoi drejtësisë të nisë punën me personat e shpallur non grata. 

15:00
OKB: Pas Covid, lufta do të çojë “krizë tredimensionale”, do preken 1.7 miliardë njerëz

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha António Guterres, ka paralajmëruar se bota është në prag të një ‘stuhie’, pasi lufta në Ukrainë po e përkeqëson ekonominë globale.

14:46
Vidhnin kabllot elektrike, bien në pranga dy të rinj në Vorë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Vorë, pasi akuzohen për vjedhje.

14:45
Macron kundër përdorimit të fjalës “gjenocid” për krimet ruse në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të enjten se përdorimi i fjalës “gjenocid” në lidhje me veprimet e Rusisë në Ukrainë do të përbënte një përshkallëzim verbal që do të komplikonte përpjekjet e tij për të sjellë paqen në Ukrainë.

14:37
Zjarri i madh “pushton” lagjen në Prishtinë, një familje nxirret e gjallë nga banesa

Një zjarr i madh ka rënë mesditën e kësaj të enjteje në lagjen Tophane të Prishtinës.

14:35
Fshati rus në veri të Ukrainës përfshihet nga flakët, rusët pretendojnë se shkaktarë janë ukrainasit

Fshati Klimovë në rajonin Bryansk të Rusisë është përfshirë nda flakët ditën e sotme dhe guvernatori i rajonit ka deklaruar se fshati është vënë në zjarr nga trupat ukrainase.

14:33
16 shtetas të huaj marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: “Reflektojmë për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë; shqiptarët, gjithmonë me atë që është në nevojë”

Shtetas të huaj, profesionistë në fusha të ndryshme, zgjedhin Tiranën për të ndërtuar jo vetëm karrierën e tyre, por edhe për të jetuar.

14:27
Raporti i DASH/ Vasili: Rama e konsideroi copy-paste, kur i pëlqen e vlerëson si në 2016, shteti është ‘krisur’

Deputeti i Partisë Demokratike Petrit Vasili, ka komentuar ditën e sotme reagimin e kryeministrit Rama pas publikimit të raportit të DASH për Shqipërinë.

14:25
Kanabis në servis! Arrestohet pronari në Durrës, merret nën hetim edhe një vajzë

Pronari i një servisi është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje droge.

14:24
“Dukesh më e re se kurrë”, urimi i partnerit për ditëlindjen e Dafina Zeqirit

Diva e muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri feston sot 33-vjetorin e lindjes.

14:16
Berisha i kthehet Spiropalit: Goja ime frenohet para një zonje. Nikolla i fik mikrofonin

Ish kryeministri Berisha dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin kanë debatuar me tone të ashpra sot në Kuvend. Ndërsa për Spiropalin, Sali Berisha është ‘deputet i botës tjetër’, Berisha tha se para një gruaje preferon të frenojë gojën, duke iu drejtuar ministres me fjalët ‘zonja 5 milionë.

14:13
Planifikonin luftë civile ne Gjermani, arrestohen ekstremistët e “Vereinte Patrioten”!

Kontrollet e befasishme të policisë gjermane në 9 lande të vendit rezultuan me arrestimin e disa pjesëtarëve të një grupi ekstremist dhe sekuestrim armësh, municionesh, parash kesh, shufrash ari e monedha argjendi.

14:04
”Nuk lejojmë anëtarësimin e Suedisë e Finlandës”/ Rusia kërcënon NATO-n me luftë atomike!

Lëvizjet e Suedisë dhe Finlandës drejt NATO-s kanë vënë në alarm Kremlimin, që kërcënoi hapur aleancën ushtarake me pasoja të rënda në rast anëtarësimi të këtyre dy vendeve.

14:01
Përpjekjet për negociata vazhdojnë, Ukraina: Kemi ngecur tek vendet garantuese!

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, njëherazi kryesues i delegacionit të Kievit në negociata e paqes me Moskën, pohoi se “po vazhdojnë konsultimet” mbi një ‘roadmap’ të mundshmë paqeje, por ka ende tha ai, disa çështje ku palet nuk po gjejnë dakortësinë, siç është numri i vendeve që do të veprojnë si garantues sigurie për Ukrainën.

13:56
Debate në Kuvend për arsimin/ Berisha: Universitet në rrethe, drejt mbylljes! Kushi: Për një gjë bie dakord me ju …

Sistemi arsimor si edhe gjendja e universiteteve kanë shkaktuar debat sot në seancë plenare mes ish kryeministri Sali Berisha dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi.

13:49
Berisha në Kuvend: Universitetet në rrethe, drejt mbylljes. Mësuesit janë zëvendësuar me militantë pa njohur

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend për situatën në shkolla duke thënë se situata është shqetësuese, sidomos në rrethe ku Universitetet janë drejt mbylljes. Sipas Berishës, po largohen mësues me eksperiencë me militantë që nuk kanë njohuri për arsimin.

13:34
A i druheni SPAK-ut? Berisha: Asgjëje mbi tokë, kam kodin tim të pathyeshëm

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para se të hynte në Kuvend ditën e sotme. Ai foli ndër të tjera për Lulzim Bashën për të cilin tha se ka procese gjyqësore me FBI-në dhe me drejtësinë belge.

13:29
Berisha: Pas Ramës dhe ministrave të tij, për afera duhet të pyetet Lulzim Basha

Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të ish kreut të PD Lulzim Basha. Ndërsa u ndal në një prononcim për mediat, Berisha tha se nëse ka një njeri pas Ramës që duhet të pyetet për afera, ai është Lulzim Basha.

13:24
Arrestohet 49-vjeçari në Dibër, ja për çfarë ishte shpallur në kërkim

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje” është kapur nga policia e Dibrës.

13:19
Donald Trump e pranon: Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë, është e trishtë

Ish presidenti i Amerikës, Donald Trump ka mbështetur deklaratën e Biden ditën e sotme duke thënë se në Ukrainë po kryhet ‘gjenocid’.

13:16
“PD në gjendje të trishtë”/ Zyrtari i lartë amerikan, Ecsobar kërkon distancimin e Berishës: Refuzojeni të kaluarën!

Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, i cili është i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor e ka quajtur “të trishtë” situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratike.

13:12
Tërhiqet në moshën 36-vjeçare atletja me më shumë medalje olimpike në të gjitha kohërat

Allyson Felix, atletja më e dekoruar në të gjitha kohërat në Olimpiadë, do të tërhiqet nga sporti në fund të sezonit.

13:02
Ironia e luftës/ Moska, çështje penale ndaj ushtarëve ukrainas për tortura!

Në mesin e pushtimit të paprovokuar të nisur prej asaj vetë, Moska ka vendosur të hapë një çështje penale ndaj ushtarëve ukrainas, thotë The Guardian.

12:55
Abuzimi me incerenatorin e Fierit/ Ish-deputeti Alqi Bllako merret sot në pyetje nga SPAK

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, do të merret sërish sot në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

12:44
Kremlini kërcënon të bombardojë Zelenskyn/ Shtëpia e Bardhë: Biden mund të shkojë në Kiev!

Ushtria e Moskës kërcënoi të godasë qendrat e komandës së Ukrainës në kryeqytetin Kiev, nëse trupat ukrainase vazhdojnë të sulmojnë territorin rus.

12:39
Dhjetëra të vdekur, njerëzit i përpin uji: Stuhia Megi shkatërron vendin e varfër!

115 të vdekur llogaritet të kenë shkaktuar rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Filipine të shkaktuara nga stuhia tropikale Megi.

12:25
Televizioni saudit nxjerr skeç për Biden: Marrëdhëniet mes dy vendeve po acarohen!

Një televizion i njohur saudit, ka marrë miliona klikime për një skeç humoristik që vinte në lojë presidentin amerikan, Joe Biden, e që menjëherë u interpretua si sinjal i acarimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

12:23
“Na flet Asdreni”/ Shfaqje artistike Shqipëri- Kosovë për 150-vjetorin e lindjes

Na flet Asdreni, një shfaqje artistike me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës.

12:20
Ukraina shkatërron kryqëzorin rus në Detin e Zi, Moska merr portin e Mariupolit!

Një nga luftanijet më të rëndësishme të Marinës Ruse ka pësuar dëmtime të rënda dhe është evakuar me urgjencë pas atij që Rusia e përshkruan vetëm si zjarr në bord, por që Ukrainë pretendon se ishte pasojë e goditjes me raketa nga ana e saj.

12:19
Greqia kthehet në normalitet/ Nga 1 maji deri në gusht hiqen kufizimet

Bazuar në të dhënat epidemiologjike dhe sugjerimet e fundit të ekspertëve organet greke kanë komunikuar se vendi do të rikthehet thuajse në normalitet që nga 1 maji sa u përket masave kundër pandemisë.

12:17
Rusia kërcënon Ballkanin: Do ketë destablizim në Bosnje, ndërhynë në ligjin e pronave!

Një ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi një ligj separatist etnik serb, ambasada ruse në Sarajevë paralajmëroi se qëndrimi i Perëndimit mund të shkaktojë “destabilizim”.

12:15
Turisti që u kthye në fermer/ 30 vjeçari amerikan erdhi në Shqipëri për pushime

Brandon erdhi  në Shqipëri për pushime para 6 muajsh por i tërhequr nga klima,natyra vendos të marrë me qira toka ku mund të mbjelle grurë misër dhe perime.

12:14
Qëndrimi për Rusinë/ Le Pen mund të humbë raundin e dytë të zgjedhjeve!

Afrimiteti i kandidates së ekstremit të djathtë për presidencën franceze, Marine le Pen duket se nuk ndikoi shumë në performancën e saj në raundin e parë zgjedhor.

12:10
Politikanët, më të korruptuarit/ Si e percepton publiku korrupsionin në Shqipëri

Është aksiomë e njohur që korrupsioni i ka rrënjët që në bankat e shkollës dhe auditoret e studentëve.

12:05
Zgjedhjet e “Rithemelimit”, Baci nga Roskoveci: Zgjedhjet janë të pranuara

Komisioni i rithemelimit po organizon zgjedhjet për kryetar dege të Partisë Demokratike në Roskovec. Kandidatët janë Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi ndërsa deputeti Luan Baçi, shprehet se këto votime janë të rëndësishme për të ardhmen e partisë demokratike të fortë e të bashkuar ,pasi flasin faktet e përtej propagandës dhe nxjerrjes që bëjne disa individë që duan të demtojnë PD. ai akuzoi Aliebajn SE po nxijnë realitetin e PD

11:58
A e keni marrë vizën për në SHBA? Basha: Escobar më ka ftuar, nëse më duhet të shkoj do ta marr vizën

Lulzim Basha duket se nuk e ka një vizë për në SHBA. Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me zërat e refuzimit nga ambasada e SHBA, ish-kreu i PD përmendi ftesën e zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar dhe theksoi me optimizëm se nëse do i duhet të udhëtojë do e kërkojë dhe do e marrë vizën amerikane.

11:53
Pse i mbani të mbyllura takimet me demokratët? Basha: Nuk janë për t’i shitur në media…

Para se të futej në Kuvend, Basha foli para mediave duke thënë se do të vijojë takimet me demokratët, megjithëse nuk i bën publike sepse kanë synim të mundësojnë debatin për bashkimin e mendimeve për të ardhmen e PD.

11:49
Basha: Tre dinozaurët e tranzicionit përdorin trukun e vjetër, kur nuk kanë zgjidhje i ofrojnë popullit cirk

Nga trekëndëshi i Bermundës, Lulzim Basha përdori sot një tjetër etikim duke folur për ‘dinosaurë të tranzicionit’, duke shigjetuar Presidentin Ilir Meta, kreun e qeverisë Edi Rama si edhe ish-kryeministrin Edi Rama. “Ka një truk të vjetër, kur nuk ke zgjidhje, ofroji popullit cirk. Ajo që ndodh përditë nga goja e tre dinozaurëve, prodhojnë cirk, por nuk ofrojnë zgjidhje.”- tha Basha në një prononcim për mediat, jashtë parlamentit.

11:46
Ke komunikuar me Ramën? Basha: Vetëm dy herë! Zbulon arsyet

Në prononcim për mediat, ku foli mbi zhvillimet në PD e raportin e DASH, ish kreu i PD Lulzim Basha pohoi se ka komunikuar me kryeministrin Rama, në vetëm dy raste dhe kjo jo për politikë.

11:40
Më shumë se 16 mijë ukrainas arrijnë në Britani me anë të vizave

Rreth 16,400 ukrainas kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me skema të vizave. Rreth 13,200 kanë ardhur si pjesë e skemës familjare, ndërsa 3,200 kanë hyrë në programin ‘Homes for Ukraine’.

11:38
Basha sulmon Berishën: Mban standard të dyfishtë, vijon sulmet ndaj meje në vend që të bëj hap pas

Lulzim Basha ka sulmuar Sali Berishën duke thënë se mban standard të dyfishtë me DASH ndërsa në vend që të bëjë hap pas, vijon sulmet ndaj tij.

11:35
Raporti i DASH, Basha: U konfirmuan akuzat, korrupsioni i shtetit dhe blerja e votave

Lulzim Basha tha se Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar akuzat se lëshuara nga PD për qeverinë për korrupsion, blerje votash dhe shantazhimin e votuesve.

11:31
Basha: Ka ende frymë përçarëse, Alibeajn e kanë shpallur armik sepse mbron interesat e demokratëve

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, duket se nuk ka ndihmuar në bashkimin e demokratëve. Këtë mendim ndan edhe vetë ish kryedemokrati sipas të cilit fryma përcarëse në PD vijon. Në një prononcim për mediat jashtë sallës së seancave plenare, Basha tha se Enkelejd Alibeaj është shpallur armik pasi mbron parimet e demokratëve dhe jo interesat personale të Sali Berishës.

11:23
Skuadra vuan rezultatet në fushë, yjet e United festë për datëlindje/ Mungon Ronaldo

Me axhendën e boshatisur në mesjavë, lojtarët e Manchester United kanë shfrytëzuar datëlindjen e 28-të Eric Baily për të hequr disi vëmendjen nga rezultatet negative në Premier League, çka bëjnë që skuadra të ketë shumë pak shanse për një kualifikim në Championsin e sezonit të ardhshëm.

11:19
Australia vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ‘godet’ ndërmarrjet shtetërore ruse

Rusia është shënjestër e sanksioneve nga e gjithë bota, që në fillimin e luftës me Ukrainën. Sot Australia ka konfirmuar sanksione të tjera ndaj Rusisë që kanë të bëjnë me 14 ndërmarrje shtetërore ruse, të cilat kanë rëndësi ekonomike dhe strategjike për Rusinë.

11:16
Vdes në moshën 46-vjeçare aktorja e famshme e “EastEnders”, Melanie Clark

Aktorja irlandeze Melanie Clark Pullen, e njohur më së shumti për rolin e saj në EastEnders, ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

11:04
Dhunë, drejtim automjeti në gjendje të dehur/ Arrestohen disa persona, ndiqen penalisht të tjerë

Një 34-vjeçare është arrestuar në Fier ditën e sotme, pasi është ndaluar nga policia teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

11:00
Vrasja në Glyka Nera/ Psikologia e çiftit: Nëna e Caroline i niste para, Babis nuk i jepte as 5 euro

Greqi – Psikologia e Babis dhe Caroline ka zbuluar detaje për marrëdhënien e çiftit.

10:54
50 ditë që nga fillimi i pushtimit rus/ Pse lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re të rëndësishme

Kjo e enjte shënon 50 ditë që kur Rusia filloi pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

10:43
Grabitën 10 mln euro në aeroportin e Rinasit, sa vite burg kërkon SPAK për Talo Çelën dhe 6 bashkëpunëtorët

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.

10:37
Ushtronin lojëra fati të paligjshme/ Arrestohet një person në Vlorë, ndiqet penalisht një tjetër

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë në hetim ditën e sotme në Vlorë ,pasi pas kontrollit të policisë, u konstatua që organizonin lojëra fati të palejuara dhe fshihnin të ardhura.

10:34
PD mban sot zgjedhjet për kryetar në Roskovec, kush janë kandidatët

Këtë të enjte po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Roskovec, tek pedonalja.

10:31
Arrestohet i riu në Kavajë, si u kap duke ushtruar aktivitetin e lotarive sportive

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Kavajë pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive sportive.

10:27
Flet nëna e shqiptarit që u shtir si pakistanez dhe përdhunoi të miturën greke: Dëgjoja vetëm të qeshura nga dhoma e tyre

Nëna e shqiptarit 27-vjeçar që akuzohet për përdhunimin e një të miture në Greqi ka dhënë versionin e saj për këtë ngjarje.

10:22
Ushtria ruse ka mbajtur peng 300 persona në bodrumin e një shkolle, dyshohet se 18 prej tyre kanë vdekur

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka deklaruar ditën e sotme se ushtria ruse ka mbajtur peng 300 persona në një bodrum të një shkolle për katër javë në Chernihiv.

10:14
Te Parku i Liqenit Artificial sot ka cirk/ Ja kur mund të shijoni shfaqjet

Në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës mbërrin Cirku Kombëtar, ku artistët do performojnë enkas për fëmijët e kryeqytetit.

10:06
Sot dita e 50-të e luftës, hapen nëntë korridore evakuimi në Ukrainë

Zëvëndëskryeministri ukrainas Iryna Vereshchuk, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka bërë me dije se ditën e some do të hapen nëntë rrugë evakuimi për qytetarët që largohen nga qytetet e rrethuara të Ukrainës.

10:06
Fatma i kërkon 2 mijë euro borxh Aulonës, ja si përgjigjet ajo

Mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” është luajtur loja “Ruleta e Celularit”.

09:48
SPAK dorëzon rekurs për Saimir Tahirin: Të shpallet fajtor për akuzat e ngritura

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë që ish ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri të shpallet fajtor për akuzat e ngritura në fillim.

09:46
Rusia konsideron kundërshtarë Finlandën dhe Suedinë nëse do të anëtarësoheshin në NATO

Ditët e fundit është përfolur për një anëtarësim të mundshëm në NATO të Finlandës dhe Suedisë, pikërisht në kulmin e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

09:39
KPA rikthen në detyre gjyqtarin e Tiranës, Fatri Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe rikthyer në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës dhe ish-kreu i KED.

09:30
Buffon: E meritoja grumbullimin në Botëror, Italisë i mungon motivimi dhe “loja e pisët”

Gianluigi Buffon ka mbërritur në moshën 44-vjeçare, mirëpo portieri që tashmë aktivizohet në Serie B me Parmën nuk e ka ndërmend të ndalet.

09:25
Zelensky: Trupat ruse të pasigurt në aftësinë e tyre, ose të kërkojnë paqe ose të largohen nga komuniteti ndërkombëtar

Presidenti Volodymir Zelensky teksa po fliste ditën e sotme rreth përditësimit të luftës, është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk ka interes të kërkojë marrëveshje paqeje.

09:23
BE jep miliarda për të penguar migracionin nga Afrika

Me krijimin e fondit të ndihmës për Afrikën BE pati vendosur synime të mëdha: luftimin e migracionit ilegal, kthimin mbrapsht dhe riintegrimin e migrantëve, hapjen e më shumë rrugëve legale të migracionit. Analiza e DW.

09:11
“Nuk kemi kryer marrëdhënie”, Mikela dhe Erioni flasin për marrëdhënien jashtë programit

Ish-konkurrentët e “Për’puthen 3”, Mikela dhe Erioni janë çifti i tretë që kanë dalë nga programi për këtë sezon.

09:11
Moska thotë se anija e saj kryesore në Detin e Zi është dëmtuar nga një shpërthim

Anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori Moskva, u dëmtua rëndë kur nga shpërthimi i municioneve në bord, tha agjencia e lajmeve Interfax duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes të enjten.

08:51
OKB: Lufta në Ukrainë mund të shkatërrojë shumë shtete të varfra

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim, të cilat tani po përballen me kosto edhe më të larta të ushqimit dhe energjisë dhe kushte gjithnjë e më të vështira financiare, ka paralajmëruar një grup pune i Kombeve të Bashkuara.

08:43
Shtëpia e Bardhë: Presidenti Biden foli për gjenocid, duke parë pamjet e mizorive në terren

Shtëpia e Bardhë të mërkurën përforcoi deklaratën befasuese të Presidentit Joe Biden të martën se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë duke kryer gjenocid në Ukrainë.

08:27
Thellohet kriza e ushqimeve në botë

Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë një krizë botërore për ushqime. Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dëshiron ta parandalojë këtë krizë së bashku me BE-në. Kjo është pothuajse e pamundur.

08:26
Mbi 100 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Filipine

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Filipine të shkaktuara nga stuhia tropikale Megi arriti në 115 të enjten (14 prill) sipas shifrave zyrtare.

08:22
Europa League/ Barcelona pret gjermanët, Atalanta ka një rekord për të ruajtur

Barcelona dhe Eintracht Frankfurt do të takohen në Camp Nou për aktin e dytë të çerekfinaleve të Europa league, në një përballje tepër interesante kjo edhe nga rezultati i ndeshjes së parë.

08:18
Digjet gjatë natës makina pa targa në Vlorë/ Pamjet nga “Jeep-i” i shkrumbuar

Një automjet tip “Jeep” është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

08:18
Çmimi i vajit arrin 400 lekë/litër në import. Importuesit: Rrezikohet furnizimi

Bllokohen shitjet e importuesve të vajit të lulediellit për furnizimet e reja. Bordi i transparencës të çmimeve të shportës për këtë javë mbajti të pandryshuar çmimet e shitjes të vajit të lulediellit në 321 lekë për litër, ndërsa importuesit pohojnë se për muajin prill çmimi i vajit të furnizuar nga Hungaria arriti 400 lekë për litër.

08:14
Parashikimi i motit, sot temperaturat rriten deri në 23°C

Ditën e sotme, vijojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, duke bërë që në pjesën më të madhe të ditës të kemi mbizotërim të motit të kthjellët.

E mërkurë, 13 Prill 2022
23:33
Inside Story/ Universitetet shpenzuan për ngrohjen shuma të mëdha kur auditorët ishin bosh

Universiteti politeknik mban vendin e parë për një tjetër zë shpenzimesh që duket mjaft i dyshimtë.

23:23
Inside Story/ Zbulohen shpërblimet e majme për pedagogët në kohë pandemie

Drejtuesit e universiteteve duket se nuk janë kursyer për shpërblimet që i kanë dhënë vetes apo stafeve, edhe pse një vit pandemik dhe profesorët kanë punuar kryesisht nga shtëpia.

23:08
Inside Story/ Raporti KLSH: Asnjë lekë për kërkimin shkencor

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar 7 universitete publike për vitin akademik 2017-2018 dhe ka konkluduar se ato shpenzojnë deri në 41% të buxhetit për administratën, ndërsa të ardhurat e parashikuara për kërkimin shkencor variojnë nga zero deri në 3.1%.

23:05
“Ukraina skenë krimi”/ OSBE: Prova të qarta se Rusia ka kryer krime lufte

“Ukraina është një skenë krimi”, kështu tha kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, i cili vizitoi qytetin ukrainas të Bucha.

22:57
Inside Story/ Ku shkuan 32.5 mln euro të universiteteve gjatë vitit pandemik?

Keqadministrimi i universitetit ka prodhuar diploma pa fund, pa kritere cilësore që të mund të nxirrnin specialistë të denjë për nevojat e tregut. Protesta e vitit 2018, ishte treguesi i një sistemi të degraduar që kishte zhytur në panik studentët që ndiheshin të pashpresë për të ardhmen.

22:52
Inside Story/ Universitetet shpenzuan paratë për karburant dhe luks, shifra qesharake për kërkimin shkencor

Universitetet kanë shpenzuar për kërkimin shkencor një shifër qesharake prej 18 mijë eurosh me një rënie prej 20 mijë eurosh nga viti paraardhës.

22:44
Inside Story/ Universiteti i Durrësit shpenzon 40 mijë euro për bojë printerash, studentët printojnë privatisht jashtë fakulteteve

Ajo që vihet re për secilin universitet është se çdo njëri prej tyre nuk ka përdorur logjikë ekonomike në shpenzimet gjatë vitit akademik në pandemi.

22:44
Inside Story/ A kontrollohen paratë e universiteteve nga e njëjta dorë…?!

Ka dy forma të financimit të universiteteve, kryesisht rrogat e pedagogëve mbulohen nga Buxheti I Shtetit, kurse kërkimi shkencor, jeta akademike, shërbimet dhe facilitetet mbulohen nga tarifat e studentëve që derdhin çdo vit. Autoritetet kryesore përgjegjëse për menaxhimin financiar janë: Bordi i Administrimit, Administrator i Universitetit dhe Administratorët e Fakulteteve.

22:37
“Serbët duan të më vrasin dhe të fajësojnë shqiptarët”/ Osmani kërkon informacion nga autoritetet zvicerane

Presidentja Vjosa Osmani u ka kërkuar institucioneve të sigurisë në vend që të marrin informacione zyrtare nga autoritetet zvicerane në lidhje me pretendimet e ish-senatorit Dick Marty që tha se serbët duan ta vrasin dhe t’ua lënë fajin ish-ushtarakëve të UÇK-së.

22:23
Çfarë do i këshilloje Donald Veshajt dhe Bora Zemanit? Ja si përgjigjet Ermal Mamaqi

I ftuar në ‘Goca dhe Gra’ mbrëmjen e sotme ishte Ermal Mamaqi, i cili foli mbi trajnimet dhe librin që po shkruan së fundmi.

22:12
Berisha flet pas mbledhjes së Rithemelimit: Raporti i DASH, ‘grafi’ e plotë e korrupsionit në vend

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi raportin e DASH për Shqipërinë pasi doli nga mbledhja e Rithemelimit që zgjati për disa orë në selinë blu.

21:56
Monika Kryemadhi zbulon çfarë urren te Ilir Meta

Monika Kryemadhi, në një bisedë mes vajzash në emisionin “Goca dhe Gra” foli për jetën e saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta.

21:48
“Nuk jetoj dot pa të”/ Kryemadhi deklarata dashurie për Metën: Më bën shumë herë të bie në dashuri

Monika Kryemadhi ka treguar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ lidhjen e ngushtë që ka me bashkëshortin Ilir Meta. Ajo tha se në fillimet e tyre e urrente Metën sepse ai ishte shumë maskilist.

21:46
Monika Kryemadhi në ‘Goca dhe Gra’: Në rininë time kam punuar duke qepur këpucë

Jeta familjare nuk është shumë ndryshe nga politika, kështu ka deklaruar Kryemadhi mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ Ajo u shpreh se ashtu siç shfaqet në politikë impulsive dhe posesive, ashtu është edhe në shtëpi.

21:46
Momentet e tmerrit kur delfini i tërbuar sulmon stërvitësen gjatë shfaqjes horror në parkun ujor (fotot)

Një shfaqje ujore me delfinë mori një kthesë të keqe kur një stërvitëse u sulmua prej tyre para fëmijëve e familjarëve të tmerruar në impjantin Miami Seaquarium në SHBA.

21:44
Laçi kalon në finale, kampionët në fuqi me objektiv mbijetesën

Laçi dhe Teuta e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, ndërsa ata që në fund festuan ishin kurbinasit falë triumfit në takimin e parë me rezultatin 1-2 duke shkuar në finalen e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Shqipëri.

21:25
Gjurma 100 milionë vjeçare e dinosaurit dëmtohet nga mjetet e ndërtimit në shkretëtirën e Utah (fotot)

Pajisjet e rënda të ndërtimit kanë dëmtuar gjurmën e këmbës së një dinosauri që besohet se ishte rreth 112 milionë vjet e lashtë ne SHBA.

21:25
Rama komentoi me humor raportin e DASH/ Alibeaj: Një kryeministër normal do të jepte dorëheqjen!

Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit sapo të lexonte raportin e DASH, që flet për mosndëshkimin e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë në Shqipëri, sipas kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

21:19
“Ilir Meta do ma përmendë edhe kur të më hedhë dheun tek varri” / Monika Kryemadhi tregon gabimin më të madh

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ ka diskutuar rreth rolit të femrës dhe rëndësisë së saj në shoqëri.

21:19
Berisha akuzoi Kim, ambasada gjykatësve: Mos u frikësoni

Pas publikimit të raportit të DASH, reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë, ngjashëm me qëndrimin e sekretarit Blinken.

21:09
Festë kuqeblu në Loro Boriçi, Vllaznia sërish në finalen e Kupës

Vllaznia mbërrin sërish në finalen e Kupës së Shqipërisë teksa mposhti pas goditjeve të 11-metërshave, Partizanin.

21:08
Sulmet më 24 orët e fundit në Kharkiv, raportohen shtatë viktima dhe 22 të plagosur

Në rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv është raportuar një numër i madh trupash pajetë në 24 orët e fundit.

20:55
Greqia heq pothuajse të gjitha masat anti Covid

Bazuar në të dhënat epidemiologjike dhe sugjerimet e fundit të ekspertëve, organet greke kanë komunikuar se vendi do të rikthehet thuajse në normalitet që nga 1 maji sa u përket masave kundër pandemisë.