Ajo që vihet re për secilin universitet është se çdo njëri prej tyre nuk ka përdorur logjikë ekonomike në shpenzimet gjatë vitit akademik në pandemi.

Universiteti “Alekasdër Xhuvani” Elbasan deklaron se ka shpenzuar 40 mijë euro për bojë printer, ndërkohë që më pas porosit 34 mijë euro shërbim printimi. Por, studentët nuk kanë pasur kurrë dhe nuk kanë akses printimi nëpër fakultete. Ata shpenzojnë ekstra për printime dhe fotokojpe materialesh në kancelaritë pranë fakulteteve.

Gjatë vitit të mësimit on line Unviersiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka shpenzuar 3300 euro ushqim për konferenca.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër ka shpenzuar në prill 2021 shifrën prej 51,5 mijë euro për gazoil për ngrohje. Kurse Universiteti Politeknik i Tiranës ka shpenzuar 50,5 mijë euro për karburant automjetesh.

Universiteti “Fan Noli” Korçë ka shpenzuar 20 mijë euro për dieta dhe udhëtime gjatë vitit akademik të pandemisë.

Kush i ka futur duart në xhepat e studentëve shqiptarë dhe kush firmos për financat e universiteteve?!
Bazuar në ligjin 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, menaxhimi financiar i universiteteve publike është i ndarë nga menaxhimi akademik.

Top Channel