Top News/ Voton diaspora, miratohet Kodi Zgjedhor/ 106 votojnë pro ndryshimeve, Sula e Alibeaj kundër
27/07/2024 00:28

Me 106 vota pro dhe vetëm 2 kundër, maxhoranca e opozita miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor që i hap rrugë votës së emigrantëve si dhe vendos që 1/3 e listave të jetë e caktuar nga kryetarët e partive dhe 2/3 e tjera të jenë të hapura. Kundër kësaj marrëveshje të arritur në grupin e dialogut, votuan kundër në tërësi Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula, të cilët e patën deklaruar votën e tyre që gjatë debateve për këto ndryshime. Të pranishëm gjatë votimit në tërësi ishin edhe 30 deputetë të tjerë, të cilët refuzuan marrëveshjen në heshtje. Sipas kritikëve, listat nuk po hapen, por thjeshtë po manipulohen shqiptarët, pasi pjesa kryesore e kandidatëve do të caktohen nga kryetarët e partive apo strukturat e tyre drejtuese. Gjatë votimit në parim, kundër kësaj marrëveshje votuan 8 deputetë të opozitës, përkatësisht Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Saladin Jakupllari, Merita Bakiu, Dashnor Sula si dhe aleatët Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Dashamir Shehi. Ndërkohë edhe pse të pranishëm në sallë, nuk votuan 25 deputetë të opozitës, duke treguar në heshtje mosdakordësinë e tyre me marrëveshjen, që për shumë analistë dhe deputetë, forcon pozitat e kryetarëve dhe u jep atyre të drejtën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Po ashtu, krahas të drejtës së votës për emigrantët, u miratuan edhe amendamentet e grave deputete, të cilat kërkuan që 1 në 3 deputetë të jetë grua, për të ruajtur kështu kuotat gjinore.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41