Vllaznia mbërrin sërish në finalen e Kupës së Shqipërisë teksa mposhti pas goditjeve të 11-metërshave, Partizanin.

Për të kuqtë fatal gabimi i Skukës te penalltitë, ndërsa shkodranët i realizuan të pesta goditjet e tyre. Kuqeblutë do të tentojnë për të dytin sezon radhazi tashmë të ngrenë lart trofeun e Kupës, për të ruajtur statusin e kampionëve në fuqi.

Sa i takon ndeshjes, ajo nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Partizanin që në minutën e tretë gjeti golin me anë të Esat Malës. Mesfushori i gjendur në zemrën e zonës shkodrane nuk gaboi dhe me një goditje tokazi mposhti portierin Zogovic. Pas këtij episodi, të kuqtë patën mundësinë të shënonin edhe golin e dytë, këtë herë me Xhuliano Skukën. Por, sulmuesi nuk pati fatin në anën e tij teksa u ndal nga tranversa. Sërish, Skuka protagonist, teksa në një kundërsulm nuk pason për Kallakun, por gabon duke tentuar lavdinë personale.

Në fund, Skuka pason për Malën që godet por gjen në pozicion Zogovic. Ndërkaq, në të 27-tën, Vllaznia rikthen baraspeshën me Aralicën që shënon duke përfituar edhe nga një devijim i pafat i Bitrit. Sakaq, pas gjashtë minutash, Jonuzi godet nga distanca por Hoxha kontrollon në dy kohë. Në fraksioni e dytë, rastet ishin me pikatore ndërsa episodi kulminant ishte në minutën e 92, kur Vllaznia pretendoi për penallti pas një kontakti në zonë mes Belicës dhe Latifit.

Mirëpo, nuk ishte i këtij mendimi arbitri Juxhin Xhaja dhe në këtë formë sfida shkoi në shtesë. Aty shkodranët insistuan më shumë, por nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës me skuadrat që iu drejtuan goditjes së 11-metërshave. Skuka gaboi të parën me Zogovic që ndali gjuajtjen e sulmuesit, ndërsa nga ana tjetër, shkodranët nuk gabuan asnjë duke festuar në Loro Boriçi.

Kronika e ndeshjes:

Penalltitë:

Latifi shënon penalltinë vendimtare dhe kualifikon Vllazninë në finale

Murataj shënon

Djurdjevic shënon

Mirosjavlev shënon

Adili shënon

Hoxha shënon

Hoxhaj shënon

Matondo shënon

Gurishta shënon

120′ Mbyllet edhe shtesa, Vllaznia-Partizani shkon te penalltitë

110′ Adili dhe Bulatovic për pak sa nuk katranosin gjithçka me topin që shkon rrezikshëm drejt portës, megjithatë Zogovic është në pozicion

107′ Mbyllet pjesa e parë e shtesës, rezultati mbetet i barabartë 1-1

107′ Latifi harkon për Aralicën, sulmuesi godet bukur me kokë por topi prek vetëm rrjetën e jashtme

100′ Latifi në zonë, sulmuesi nuk gjen kuadratin

90+3′ Përfundon koha e rregullt me barazimin 1-1, Vllaznia-Partizani shkon në shtesë

90+2′ Vllaznia pretendon për penallti, Latifi rrëzohet në zonë nga Belica

90′ Matondo provon nga distanca, megjithatë mesfushori nuk ka saktësi

75′ Aralica provon me kokë por goditja e sulmuesit është qëndrore dhe nuk i shkakton probleme Hoxhës

69′ Pranë autogolit Partizani, Hadroji devijon topin në portën e tij por Hoxha devijon në kohë

68′ Mundësi e mirë për Djurdjevic, por Belica bllokon goditjen

52′ Aralica provon nga një distancë tejet e largët, por goditja e kroatit është për t’u harruar

45+1′ Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë në Loro Boriçi mes Vllaznisë dhe Partizanit

43′ Junior godet me kokë pas harkimit të Kallakut, por braziliani nuk gjen kuadratin e Zogovic

38′ Vllaznia humbet Da Silvën për arsye dëmtimi, në vendin e brazilianit, Plori aktivizon Djurdjevic

33′ Minuta të mira për Vllazninë, Jonuzi godet nga një distancë e konsiderueshme, por Alban Hoxha ndal në dy kohë

27′ Gooooool! Vllaznia rikthen baraspeshën, Aralica mposht portierin Hoxha i ndihmuar edhe nga një devijim i Bitrit

19′ Mundësi e shkëlqyer e Partizanit për golin e dytë, por Skuka gabon zgjedhje dhe nuk pason për Kallakun. Sulmuesi tregohet egoist ndërsa më pas fton në aksion Malën, i cili godet por gjen në pozicion Zogovic

15′ Kallaku tenton me një goditje nga distanca, por fantazisti nuk gjen kuadratin e Zogovic

6′ Nisje e vrullshme e Partizanit, të kuqtë pranë golit të dytë. Këtë herë shkodranët i shpëton fati pasi goditja e Skukës e devijuar edhe nga Adili ndalet nga tranversa

3′ Goooooool! Partizani gjen golin e avantazhit, Mala nuk fal në zonë duke mposhtur Zogovic

1′ Starton ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë u mbyll me rezultatin 0-0

Formacionet zyrtare:
Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Latifi, Da Silva, Kruja; Aralica
Partizani (4-3-3): Hoxha; Marku, Belica, Bitri, Hadroj; Rrapaj, Matondo, Kallaku; Mala, Stenio Junior, Skuka

Top Channel