Dhunë, drejtim automjeti në gjendje të dehur/ Arrestohen disa persona, ndiqen penalisht të tjerë

14/04/2022 11:04

Një 34-vjeçare është arrestuar në Fier ditën e sotme, pasi është ndaluar nga policia teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Policia e Lushnjës gjithashtu ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen K. Sh., 53 vjeçe.

Një 37-vjeçar me inicialet M. M., banues në Divjakë, është arrestuar gjithashtu pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa janë proceduar penalisht shtetasit: K. K., 59 vjeç dhe F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë goditur me grushte shtetasit L. K. dhe L. M., si edhe kanë kanosur shtetasin L. M., të cilit i kanë dëmtuar edhe derën e automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Top Channel