Sali Berisha dhe Lulzim Basha bien dakord vetëm në një pikë,  SPAK duhet te nisë hetimet në radhët e politikanëve të fuqishëm, por ndaj kujt të parit? Lulzim Basha sfidoi dhe i kërkoi drejtësisë të nisë punën me personat e shpallur non grata. 

Basha: Nëse ka një akuzë kaq të rëndë nga DASH, detyra e drejtësisë do të ishte që të kishte vepruar prej kohësh dhe të kishte nisur hetimet.

Mbrojtja më e mirë është sulmi ndaj Sali Berisha nuk e harroi këtë rregull të pashkruar në artin e politikës.

Berisha: Atë thirrje e kam bërë unë me kohë. Por personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare, por edhe shqiptare është Lulzim Basha, ka te hapur dosjen Muzin.

Por,  Lulzim Basha beson se ish lideri demokrat po mban standard të dyfishtë me amerikanët kur nga njëra anë lavdëron raportin kritikues të departamentit të shtetit ndaj qeverisë dhe nga ana tjetër vijon luftën me ta për ndëshkimin që i dhanë.

Basha: Ne nuk mund të themi Doshi, Aqif Rakipi duhe të jenë jashtë politikes dhe ram ate mbaje pergjegjesi , dhe nga ana tjetër kur veprime të ngjashme ndodhin brenda familjes tonë të ndodhin standard të dyfishtë.

Sfida ndaj SPAK tashmë është hapur nga vetë politikanët. Nga kongresi i socialistëve Edi Rama kërkoi i pari hetimin e personave të cilët janë futur në listën e zezë të amerikanëve, thirrje që iu bashkua edhe Lulzim Basha, por që  duket se nuk i druhet as Sali Berisha.

Berisha: Asgjëje mbi tokë nuk i druhem unë sepse unë kam kodin tim të pa thyeshëm, dhe kjo është panciri i Sali Berishës.

Top Channel