Berisha i kthehet Spiropalit: Goja ime frenohet para një zonje. Nikolla i fik mikrofonin

14/04/2022 14:16

Ish kryeministri Berisha dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin kanë debatuar me tone të ashpra sot në Kuvend. Ndërsa për Spiropalin, Sali Berisha është ‘deputet i botës tjetër’, Berisha tha se para një gruaje preferon të frenojë gojën, duke iu drejtuar ministres me fjalët ‘zonja 5 milionë.

Kur një zonjë flet në këtë mënyrë nuk mund të prishësh gojën tënde dhe tia kthesh me ato që meriton. Kur nuk ke turp, thua dhe bën gjithçka. Vij këtu, i vetëdijshëm se kam përballë një organizatë kriminale, të vërtetë, që ka përdorur cdo ditë, cdo javë, cdo muaj të pushtetit për të plaçkitur pasuritë se vetëm në aferën e fundit të inceneratorëve ka plaçkitur 430 milionë euro më së paku.

Vij këtu për të qëndruar karshi jush dhe për t’i treguar shqiptarëve se cfarë shkalle inkriminimi keni. Zonja që foli që thirret rëndomë zonja 5 milionëshe nuk hyn tek anëtarët e mëdhenj të organizatës, por hyn si anëtar i gonjuar saj. Ndaj keni në boxh të dilni, të përdorni gjuhë ordineri. Jo se fjalori më ndalon t’ju them një për një, por goja ime frenohet para një zonje.” tha Berisha.

Më herët Spiropali u shpreh se si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin detyra ia koërkon të merret edhe me një ‘deputet të botës tjetër’.

“Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin më  ka rënën taksirati të merrem dhe me deputetin e botës tjetër se me kënaqësi nuk i afrohehhim. Sa për etikën e moralit të lartë të e sjelljes e njohim ajo që është më e rëndë aty ky Saliu gabon dhe më rëndë mendon që ka jetë përtej partisë që mori në qafë për të nuk ka jetë nuk ka mizë që i afrohet atij për ta kthyer në politikë e s’ka njeri me dy pare mend në kokë që e voton Berishën me gjithë ato që ka thënë e bërë se është përcarësi më i madh  që kanë parë këto treva ka gojën e gjuhën më të ndyrë që ka pasur ndonjëherë ndonjë politikan në Kuvend e shqiptari” – tha Spiropali.

Top Channel