Më shumë se 16 mijë ukrainas arrijnë në Britani me anë të vizave

14/04/2022 11:40

Rreth 16,400 ukrainas kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me skema të vizave. Rreth 13,200 kanë ardhur si pjesë e skemës familjare, ndërsa 3,200 kanë hyrë në programin ‘Homes for Ukraine’.

Janë pranuar 94,700 aplikime, me 25,100 viza të lëshuara sipas të dyja skemave.

Sistemi i ngadaltë i pranimit të qytetarëve ukrainas është kritikuar shumë dhe kjo ka shkaktuar edhe një kërkesë faljeje nga Sekretarja e Brendshme Priti Patel.

Si një përgjigje  e kritikave ishte shpallja e një skeme për të ndihmuar ukrainasit për strehim në Britani

Top Channel