Ushtronin lojëra fati të paligjshme/ Arrestohet një person në Vlorë, ndiqet penalisht një tjetër

14/04/2022 10:37

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë në hetim ditën e sotme në Vlorë ,pasi pas kontrollit të policisë, u konstatua që organizonin lojëra fati të palejuara dhe fshihnin të ardhura.

Si pasojë, është vënë në pranga 20-vjeç me inicialet S.L banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi R. I., 32 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, i cili u kap në flagrancë duke vënë baste sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel