E mërkurë, 13 Prill 2022
20:55
Greqia heq pothuajse të gjitha masat anti Covid

Bazuar në të dhënat epidemiologjike dhe sugjerimet e fundit të ekspertëve, organet greke kanë komunikuar se vendi do të rikthehet thuajse në normalitet që nga 1 maji sa u përket masave kundër pandemisë.

20:50
Bisedë me Zelenskyn/ Biden zbulon paketën e sigurisë 800 milionë dollarë për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, në një telefonatë me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar ditën e sotme se po i dërgonte Ukrainës ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh armë, municione dhe ndihmë të tjera sigurie.

20:42
‘Fiksi’ zgjidh problemin, bashkë me ‘Fundjava Ndryshe’ dhuron makinë për të sëmurin me dializë

Vetëm pak ditë më parë Fiks Fare tregoi peripecitë e shumta që  një i sëmurë me hemodializë hiqte në kurriz me transportin e tij drejt spitalit e anasjelltas.  Duke jetuar në fshat dhe ku transporti publik mungon, Xhevat Cuhllaj i cili kryente 3 herë në javë dializë në Durrës, i duhet të dilte në ora 06:00 të mëngjesit dhe të hynte në shtëpi në 21:20 të darkës. 

20:34
Merr flakë makina në ecje tek Kopshti Zoologjik, ka vetëm dëme materiale

Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në ecje e sipër në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

20:28
Policia spanjolle kap plantacionin masiv të kanabisit në veri (fotot)

Policia spanjolle ka sekuestruar një plantacion gjigant kanabisi kërp në provincën veriore të Navarra.

20:25
Raporti i rëndë i DASH, kryeministri e kalon me humor

Kryeministri i vendit ka bërë humor dhe batuta me raportin vjetor të Departamentit të Shtetit, i cili ishte shume kritik ndaj Shqipërisë, mosndëshkimit të krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë si dhe hapat prapa në lirinë e shprehjes.

20:18
Shqipëria, Covid free? Shumë pak infektime, por as masat mbrojtëse nuk zbatohen

Në një kohë kur Shqipëria bëhet gati të nisë sezonin e ri turistik, duket se na favorzion dhe situata e Covid-it, pasi vihet re një numër fare i ulët i rasteve që infektohen.

20:11
Terrorizoi metronë në New York dhe plagosi dhjetëra qytetarë, kapet autori i dyshuar

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë ku u plagosën më shumë se 29 veta në metronë në Brooklyn, Frank James, u arrestua nga oficerët e patrullës në East Village në New York City të mërkurën, thanë tre zyrtarë për CNN.

20:06
Pse u përçanë shqiptarët e Preshevës? Ardita Sinani dhe Shqiprim Arifi akuza pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi

Gara e partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me dy lista të ndara, la shqiptarët me mundësi të ulëta për përfaqësim në Kuvend.

20:02
Tenderi i uniformave/ SPAK tërhiqet nga hetimi i kompanive fituese

SPAK shpalli mos kompetencën për një pjesë të dosjes së skandalit të uniformave të policisë se shtetit, për bashkimin e operatorëve që prodhon uniformat.

19:52
Ankesa për prishjen e banesave/ Reagimi nga banorët e Laprakës dhe Paskuqanit që preken nga Unaza e Madhe

Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit ende po përballen me problematika që lidhen me prishjen e banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

19:49
Bujqësia në rënie! Ritmet e rritjes janë më të ulëtat në 24 vitet e fundit

Largimi i fermerëve nga Shqipëria, po sjell më pak të ardhura në vend.

19:46
Hiqej si pakistanez/ Arrestohet shqiptari që përdhunoi 17-vjeçaren greke

27-vjeçari shqiptar që dyshohet se ka përdhunuar një të mitur në Greqi është arrestuar këtë të mërkurë.

19:33
Çmimet përçajnë mazhorancën! Erion Braçe, “vendos në shënjestër” Autoritetin e Konkurrencës

Qytetarët po paguajnë sot më shumë për shkak të abuzimeve në treg. Denoncimi vjen nga deputeti socialist Erion Braçe sipas të cilit as ndërhyrja e sforcuar e shtetit me ngritjen e bordeve nuk po frenon rritjen e kostove.

19:29
Faturat e dritave/ Autoritetet: Fasha mbrojtëse 700 kW energji, të tjerët… do paguajnë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar se është drejt përfundimit një studim, i cili do të bëjë të mundur rikthimin e fashave për pagesën e energjisë elektrike nga familjarët.

19:27
Filloreta refuzon kërcimin/ A të ka mbetur fiksim Lediana? Ja si përgjigjet Mevlani

Në përfundim të emisionit të sotëm të ‘Përputhen’, Filloretës i janë bërë pyetje nga publiku, të cilat kishin të bënin kryesisht me Mevlanin.

19:03
“Ti e vlerëson veten nga ana e jashtme”/ Efi i nxjerr mesazhet Dritanit, ti s’ke guxim të më afrohesh, acarohet Rrushja

Debate dhe fjalë të ashpra kanë ndodhur ditën e sotme në Përputhen mes Efit dhe Dritanit, pasi ky i fundit e ka akuzuar Efin duke thënë se ajo e vlerëson shumë pjesën e saj të jashtme.

18:50
Katër presidentë në Kiev/ Polonia dhe vendet Baltike premtojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe mbështetje për në BE

Presidenti i Polonisë, Lituanisë, Letonisë, dhe Estonisë udhëtuan drejt Kievit të mërkurën për tu takuar me presidentin Volodymyr Zelensky, vizitë kjo e cilësuar si një shenjë e madhe mbështetje teksa trupat ruse tani thuhet se po planifikojnë një sulm të ashpër në lindje të Ukrainës.

18:45
Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit/ Shtatë pacientë në spital, një në gjendje më të rënduar

352 qytetarë janë aktivë me COVID në vend aktualisht, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 48 raste.

18:43
Moska thotë se ‘qindra ushtarë të Ukrainës janë dorëzuar’ në Mariupol (fotot)

Televizionet ruse publikonin sot pamje të ushtarëve ukrainas që pretendohej se ishin dorëzuar në qytetin jugor të Mariupol, në një kohë kur presidentët e katër vendeve kufitare me Rusinë kishin ardhur në Kiev për të treguar mbështetje për Ukrainën.

18:42
SHBA i bën thirrje Kinës ta bindë Rusinë ta ndalojë luftën

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen i ka bërë thirrje Kinës që të ndihmojë në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

18:41
“Nëse do e fitoja Rrushen karshi Astritit e marr garën” / Shpërthejnë konkurentët në ‘Përputhen’ ndaj Dritanit: Sa e shëmtuar

Në ‘Përputhen’ kemi parë shpeshherë të zihen dy meshkuj për një femër apo e kundërta, por nuk jemi mësuar të dëgjojmë ndonjëherë një mashkull që thotë se i bëhet qejfi nëse e sheh vajzën që pëlqen të dalë me një tjetër.

18:30
Vatër zjarri në Dardhas të Pogradecit, dyshohet i qëllimshëm

Një sipërfaqe me dushk në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit është përfshirë nga zjarri këtë të mërkurë.

18:28
Ushtria amerikane po shikon opsionet për të trajnuar ukrainasit me dronë dhe sisteme të tjera

Pentagoni po shqyrton opsionet se si mund të trajnojë sa më shumë prova ukrainase për të përdorur dronët që SHBA-ja i ka ofruar ushtrisë ukrainase.

18:27
Fuga në Top Talk: Nuk na duhet një President kukull! Duhen rishikuar kompetencat e institucionit

Ilir Meta do të largohet nga karrigia e Presidentit në muajin korrik dhe deri atëherë mazhorancës, me apo pa bashkëpunimin e opozitës, i duhet të zgjedhë një emër të ri.

18:21
Trupi i britanikut të zhdukur në Spanjë gjendet pas tre javësh në koshin e mbeturinave (fotot)

Trupi i një pensionisti britanik është gjetur në një kosh mbeturinash në Spanjë pasi ishte zhdukur rreth tre javë më parë.

18:20
Bardhi ironi me foton e Berishës në zyrë: Opozita me foto ka tmerruar Edi Ramën

Demokrati Gazment Brdhi ka ironizuar Sali Berishën me fotot e publikuara së fundmi nga zyra e selisë blu.

18:04
Vrau deputetin britanik, terroristi Ali Harbi Ali dënohet me burgim të përjetshëm

Terroristi që vrau deputetin veteran Sir David Amess do të vdesë pas hekurave pasi u dënua me burgim të përjetshëm.

17:53
“Rusët dhe ukrainasit janë vëllezër”/ Deklarata e Macron ‘irriton’ Ukrainën: Vëllezërit nuk vrasin fëmijët e njëri-tjetrit

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një deklarate ditën e sotme, është shprehur se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër, por duket se Ukraina nuk e ka pritur mirë këtë gjë.

17:43
OSBE: “Ka gjasa” që Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Trupat ruse ka të ngjarë të kenë kryer krime kundër njerëzimit pas pushtimit të Ukrainës, vlerëson një komision i pavarur hetimor.

17:35
BE miraton ndihmë shtesë për Ukrainën, e çon totalin në 1.63 miliardë dollarë

Bashkimi Evropian ka miratuar ditën e sotme ndihmën shtesë për Ukrainën me një vlerë prej 543 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake, duke e çuar kështu vlerën totale në 1.63 miliardë dollarë.

17:32
Policia thotë se gruaja shtypi me makinë burrin që i propozoi për marrëdhënie seksuale në SHBA (fotot)

Një grua përballet me akuza vrasjeje në Maryland, SHBA pasi shtypi për vdekje me makinën e tij një burrë që i kishte propozuar të kryenin marrëdhënie seksuale, njoftoi policia.

17:26
Sërish shpenzime marramendëse për veshje, Antonela Berisha tregon se sa i kanë kushtuar sandalet

Ish-banorja e Big Brother VIP, Antonela Berisha gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme është komentuar shumë për veshjet e saj të shtrenjta.

17:08
Boniek paralajmëron Lewandowskin: Pemët e vjetra nuk rimbillen

Robert Lewandowski është një sulmues që i intereson shumë Barcelonës.

17:07
Mes dhimbjesh, të afërmit dhe policët ‘mbledhin’ viktimat në Bucha

Njerëzit në Bucha vazhdojnë të kërkojnë për trupat e të afërmve të tyre, të masakruar nga ushtria ruse kur kishte nën kontroll qytetin ukrainas.

17:07
Foto/ Dhimbje dhe dëshpërim, pasojat e një sulmi në Kharkiv

Ushtria ruse vijon me sulmet në qytetet e Ukrainës, ku së fundmi në Kharkiv është shkatërruar një katastrofë e vërtetë dhe njerëzit pasi janë kthyer në vend pas sulmit gjithçka kishin e kanë gjetur të shkatërruar.

17:03
Bankieri zvicerjan burgoset për vizitat në klubet e striptizës me shpenzimet e kompanisë (fotot)

Ish-kreu i një banke zvicerjane është dënuar dje me thuajse katër vjet burg për mashtrime financiare, duke përfshirë dhe shpenzime për klube striptize me paratë e kompanisë.

16:54
Britania zgjeron sanksionet, synon edhe separatistët e mbështetur nga Rusia

Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja kundër shumë rusëve, duke përfshirë anëtarët e familjeve të oligarkëve rusë dhe gruan e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, si dhe liderët e dy rajoneve separatiste në Ukrainë.

16:50
U përdhunua, torturua dhe në fund u qëllua në kokë nga rusët në Bucha/ Identifikohet 16-vjeçarja ukrainase (Fotot)

Makabriteti i rusëve në Ukrainë vijon të dëshmohet çdo ditë, ndërsa viktima e radhës e identifikuar është një 16-vjeçare.

16:50
Aleati i Putin u arrestua nga Ukraina, paralajmëron Rusia: Kini kujdes, mbyllini mirë dyert gjatë natës

Moska ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Ukraina të arrestimit të politikanit pro-rus Viktor Medvedchuk, për të cilin u tha se ishte në një operacion ushtarak sekret në Ukrainë.

16:29
Transgjinoret ukrainase përballen me dhunë nga vendasit nëse tentojnë t’i shpëtojnë shërbimit ushtarak (fotot)

Zi Faámelu thotë se ka pësuar dhunë dhe trans-fobike teksa i largohej luftës Rusi-Ukrainë drejt Gjermanisë kur pritej të qëndronte për të luftuar pasi në pasaportën e saj kishte ende gjininë mashkullore të lindjes.

16:28
Gra ‘në gjak’ e duar të lidhura/ Protestë para ambasadës ruse në Estoni kundër pushtimit rus në Ukrainë

Ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy po mbante një video mesazh drejtuar parlamentin estonez dhe Presidenti i Estonisë ishte drejtuar drejt Kievit, jashtë ambasadës ruse në Tallin, u zhvillua një protestë kundër abuzimit të grave dhe fëmijëve në Ukrainë, nga forcat ruse.

16:28
Marine Le Pen: Propozoj marrëdhënie më të afërta mes NATO-s dhe Rusisë pas përfundimit të luftës

Kandidatja e ekstremit të djathtë në Francë Marine Le Pen, e cila po përballet me presidentin aktual Emmanuel Macron në balotazhin e dytë zgjedhor javën e ardhshme, ka thënë se do të propozojë lidhje më të ngushta midis NATO-s dhe Rusisë sapo të përfundojë lufta.

16:20
Përdhunimet, “pjesë e arsenalit të Rusisë” në luftën në Ukrainë

Kur ushtarët nga Rusia erdhën në qytetin e saj dhe e kërcënuan se do t’ia përdhunonin vajzën, një nënë tentoi që t’i bindte ata që ta merrnin atë, tha psikologia Vasylisa Levchenko, duke treguar një histori të një viktime të supozuar të përdhunimit në Ukrainë. “Njëri nga ta u pajtua”, tha ajo.

16:20
Zvicra miraton raundin e fundit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Zvicra ka miratuar ditën e sotme raundin e fundit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, teksa agresioni ushtarak rus vazhdon në Ukrainë dhe çdo ditë dalin raporte të reja për mizoritë e kryera.

16:16
Sondazhi: 56 përqind e britanikëve mendojnë se kryeministri Johnson duhet të japë dorëheqjen

Një sondazh i publikuar nga YouGov zbuloi se 56% e britanikëve besojnë se tani është koha që Boris Johnson të largohet nga posti i kryeministrit.

16:10
Aksident në aksin e vjetër Laç-Mamurras, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Laç- Mamurras, dy makina janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.

16:10
Brdariç me “zemër kuqeblu”, ka një mesazh për Vllazninë para gjysmëfinales

I shkarkuar menjëherë pas humbjes ndaj Tiranës, Thomas Brdariç po shijon pushimet pranë familjes në Gjermani, por sigurisht pa lënë mënjanë edhe zhvillimet në futbollin shqiptar, ku qëndroi për më shumë se një vit e gjysmë në pankinën e Vllaznisë.

16:04
Burri përplas qëllimisht kamionin me klubin e striptizës në Michigan, refuzon të tregojë motivin (fotot)

Shoferi që përplasi kamionçinën e tij në klubin e striptizës ‘Déjà Vu Showgirls’ në Michigan, SHBA nuk dukej se ishte nën influencën e alkoolit apo drogave, tha policia në SHBA.

15:50
Raporti i DASH për drejtësinë, Basha: SHBA-të konfirmuan sërish se shqetësimet e ngritura nga PD janë të drejta

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin për drejtësinë në Shqipëri nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

15:44
Vuçiç sulmon Kurtin e Gjukanoviçin: “Miza që presin hienat t’ju sjellin prenë”!

Aleksandar Vucic i është përgjigjur me sulm akuzavë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç për armatosjen e Serbisë.

15:43
Në pranga tetë persona, tre në kërkim gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë

Tetë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

15:43
Edhe tre javë luftë: “Rusia planifikon Diten e Fitores në Mariupol në 9 maj”

Rusia mund të jetë duke planifikuar një “paradë të Ditës së Fitores” në qytetin port të shkatërruar ukrainas të Mariupolit, thotë Petro Andryushchenko, një ndihmës i kryebashkiakut të qytetit, i cituar nga BBC.

15:40
Finalja e Conference League/ UEFA verifikon nivelin e sigurisë për ndeshjen që do mbahet në Tiranë

Vëmendjen dhe rëndësinë që po i kushton UEFA dhe e gjithë Europa me finales së Conference League-s ka rritur ndjeshëm nivelin e përgjegjësisë së autoriteteve shqiptare dhe padyshim pas pjesës sportive, një ndër elementët kryesorë q[ kërkon vëmendje të veçantë është siguria.

15:38
“Na duhen për vete”, Kosova ndalon eksportin e disa produkteve ushqimore!

Me situatën e renduar nga lufta në Ukrainë, qeveria e Kosovës vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin e disa produkteve ushqimore.

15:35
U sanksionua nga SHBA, jep dorëheqjen politikani boshnjak: Detyrim moral!

Pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Asim Sarajlic, delegat në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës dhe zyrtar i lartë i Partisë udhëheqëse boshnjake të Veprimit Demokratik, SDA, vendosi të japë dorëheqjen.

15:30
Mourinho: Në Norvegji episod i izoluar, jemi më të fortë se kundërshtari

Roma thirret në apel për të vënë në vend nderin ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt, të cilët i kanë shkaktuar humbjen më të thellë në karrierë Jose Mourinhos dhe në të njëjtën kohë, kanë fituar ndeshjen e parë çerekfinale në Norvegji, me shifrat 2-1.

15:29
Kim Jong Un duket të ketë shtuar prapë në peshë, teksa pi duhan në inaugurimin e ndërtesës 80-katëshe në Penian (fotot)

Kim Jong-Un shihej sot i relaksuar, duke pirë duhan me zyrtarët në inaugurimin e një qiellgërvishtësi të ri në Penian, teksa ishte rikthyer në formën e tij “të shëndetshtme” pas dobësimit që më herët tha se e kishte bërë “për të mirën e vendit”.

15:20
Fatura e dritave për të pasurit/ Studimi: Mund të ndryshojë për ata që konsumojnë mbi 700 kW energji

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar se është drejt përfundimit një studim, i cili do të bëjë të mundur rikthimin e fashave për pagesën e energjisë elektrike nga familjarët.

15:11
Raporti i DASH për drejtësinë/ Ambasada amerikane: Llogaridhënie e zyrtarëve të korruptuar dhe krimit

Dy ditë pasi qeveria amerikane sanksionoi ish deputetin Aqif Rakipi dhe pronarin e RTV Ora News Ylli Ndroqi për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar, Shqipëria merr një tjetër karton të verdhe amerikan.

15:06
“Vrasja e dytë” e Merushes/ Djali varros të atin vrasës, por jo nusen! 30-vjeçarja përcillet nga fëmijët e saj

Merushe Hazizi, gruas që u vra dje nga vjehrri nuk i kanë vendosur as foton në lajmërimin e ceremonisë mortore. Varrimi i 30 vjecares është bërë nga prindërit e saj.

15:04
Vrasësi dënohet në mungesë/ Ekzekutoi një vit më parë një 31 vjeçar në Vlorë për një borxh

Dënohet me 21 vite autori i vrasjes së Taulant Beqiraj, Elton Hajnaj ndërsa ai është ende në arrati.

14:55
Akuzohet për vrasjen e vajzave, Roula jep intervistë nga burgu: Kam humbur 7 kilogramë, nuk kam më durim

Roula Pispirigou, nëna e cila akuzohet për vrasjen e tre vajzave të saj në Greqi, ka mohuar akuzat teksa ka folur nga qelia këtë të mërkurë.

14:41
Xavi Hernandez: T’i bëjmë tifozët krenarë, fitorja detyrim

Xavi Hernandez foli në konferencën për shtyp par ndeshjes se kthimit me Eintrachtin e Frankfurtit me bindjen që Barcelona do të vijojë më tej. Sipas tij, futbollistët “blaugrana” e kanë detyrim të triumfojnë para publikut vendës.

14:41
Gjermani/ Rritja ekonomike parashikohet vetëm 2,7 përqind

Lufta në Ukrainë po ndikon rritjen e ekonomisë gjermane. Po të ndërpresë Gjermania furnizimin me gaz nga Rusia pritet madje një tkurrje ekonomike.

14:31
Pamje tronditëse! Mes minjve dhe buburrecave, brenda shtëpisë ku jetonin tre fëmijët e mitur

Pamjet nga shtëpia ku jetonte familja me tre fëmijë të mitur në Agios Panteleimon të Greqisë janë tronditëse.

14:29
Finlanda dhe Suedia, fillim i anëtarësimit në NATO?

Për një kohë të gjatë, një anëtarësim në NATO i Finlandës dhe Suedisë përjashtohej. Tani ai po duket më i mundur. Në takimet e kryeministreve e në një raport aktual të Këshillit të Sigurisë bëhet fjalë për gjendjen e re.

14:26
Donald Veshaj flet për emisionin e ri dhe shkrirjen e borës: Do të vijë shumë shpejt…

Që prej rrugëtimit të tij në Big Brother VIP, Donald Veshaj është në qendër të vëmendjes për shkak të historive të dashurisë. Në reagimin e fundit tha se ka bërë gabime dhe po përpiqet të rifitojë sërish Borën.

14:19
“E tregonte vdekjen e vajzës si përrallë”/ Dëshmia e mikut të Daskalakis: Mund t’i ketë vrarë sepse…

Një tjetër dëshmi ka dalë në dritë për vrasjen e tre-fishtë të fëmijëve në Greqi, ku e dyshuara kryesore është nëna e vajzave, Roula Pispirigou.

14:12
Kanye West mund të bënte gjithçka për Kim Kardashian, madje edhe të hiqte dorë nga muzika për tu bërë stilisti i saj

Reperi Kanye West ishe i gatshëm të të hiqte dorë nga karriera e tij për t’u bërë stilisti i Kim Kardashian, duke u kujdesur për paraqitjen e saj.

14:09
Bie poshtë apelimi i trajnerit të Bodo/Glimt, mungon në stol ndaj Romës

Bodo/Glimt përfundimisht do të jetë pa trajnerin e parë në stol në ndeshjen ndaj Romës, në “Olimpico”, këtë të enjte.

13:58
U sanksionua nga Departamenti i Thesarit, jep dorëheqjen zyrtari i lartë politik në Bosnje Hercegovinë

Asim Sarajliç, delegat në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës dhe zyrtar i lartë i Partisë udhëheqëse boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA), dha të mërkurën dorëheqje nga të gjitha funksionet politike. Në një konferencë për media, Sarajliç tha se ka marrë vendimin për shkak të sanksioneve që i ka vendosur Departamenti amerikan i Thesarit, më 11 prill.

13:55
Ukraina arreston aleatin më të ngushtë të Putin, Zelensky kërkon shkëmbim të burgosurish!

Shërbimet sekrete ukrainase kanë arrestuar politikanin pro-rus, Viktor Medvedchuk, aleati më i ngushtë dhe më me influencë i Vladimir Putinit në Ukrainë.

13:53
Sekretari i Shtetit në Ministrinë gjermane të Transportit takon Veliajn, Oliver Luksic: Të impresionuar nga zhvillimi i Tiranës

Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Transportit, Oliver Luksic, zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Bashkia e Tiranës ka një bashkëpunim të ngushtë me GIZ dhe KFW për sa i përket transportit në kryeqytet dhe kjo ka qenë edhe tema kryesore e diskutimin në takimin mes Veliajt dhe Luksic.

13:51
“Duan përçarjen e PD”/ Oriola Pampuri reagon ashpër ndaj Nokës: Fyerje për ne! Deformojnë me dashje qëndrimet tona

Deputetja e PD Oriola Pampuri ka reaguar pas deklaratave të Flamur Nokës, për të cilin tha se bëri fyerje të rëndë ndaj tyre duke bërë deformim të qëndrimeve të saj.

13:51
Refuzoi presidentin gjerman, reagimet: Ukraina gaboi! Të tjerë liderë drejt Kievit!

Presidenti ukrainas Volodymi Zelensky e frenoi dëshirën e homologut gjerman, Frank Walter Steinmeier për të vizituar Kievin, duke e bërë të qartë se ai nuk do të ishte i mirëpritur atje.

13:44
“Ishte një periudhë ku e teprova”, Simon Cowell tregon eksperiencën e tij me ndërhyrjet estetike

Producenti  i America’s Got Talent, Simon Cowell tregoi se si kishte hequr dorë nga operacionet pasi e bënin të dukej ‘si diçka nga një film horror’. Ai u shpreh se e kishte tepruar me operacionet plastike, derisa nuk po e njihte më veten.

13:44
Armët kineze në Serbi, Vuçiç i përgjigjet Kurtit e Gjukanoviç: Unë ujk i vetmuar, ju hiena. Prej jush mbrohemi me ‘spray’ mushkonjash

Përmes një video mesazhi, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i është drejtuar sot kryeministrit kosovar, Albin Kurti, si dhe presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, duke i kërkuar që “ta lënë Serbinë rehat”. Kjo deklaratë e tij vjen pas kritikave që mori prej tyre për armatosjen e Serbisë nga Kina.

13:43
Rriten tarifat e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë

Tarifat e shpërndarjes së energjisë për bizneset e lidhura në tension 35, 20, 10, 0.4 kv do të rriten.

13:32
Në prag të sezonit turistik/ Pranë bregdetit në Golem ngrihen pirgje me rërë

Sezoni turistik nuk është larg dhe me ardhjen e pranverës pushuesit ditorë dhe ata të fundjavës kanë nisur ta frekuentojnë masivisht bregdetin e Durrësit dhe Kavajës.

13:17
“Shtëpi bari” në Krujë, ishte mbjellë me hashash/ Arrestohen dy persona

Një shtëpi bari është zbuluar këtë të mërkurë në Krujë, ku një banesë ishte përshtatur për kultivimin e hashashit.

13:17
Vrau nusen dhe vari veten/ Vëllai i Xhevair Hoxhës: Lëvizte me sëpatë me vete, e rrihte edhe gruan. Merushja me djalin duheshin

Vëllai i Xhevair Hoxhës, i cili vrau nusen e djalit dhe u var në pemë, ka folur për “Shqipëria Live” duke treguar detaje nga marrëdhënia në familje.

13:15
Dhunë në familje dhe ndërtim pa leje/ Vihet në pranga një person, një tjetër nën hetim

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale Z. H., 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas të Pogradecit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 77-vjeçar.

13:11
Noka: Alibeaj po vijon lojën e Edi Ramës dhe Lul Bashës për të përçarë PD-në

Flamur Noka në një konferencë për mediat këtë të mërkurë tha se Enkelejd Alibeaj po vijon lojën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të përçarë PD-në.

13:07
Rritet sërish çmimi i naftës dhe i benzinës, gazi nuk ndryshon

Duke nisur nga dita e sotme çmimi i karburantit në vend do të pësojë sërish rritje.

13:03
“U shtir si pakistanez në Instagram”, 17-vjeçarja rrëfen si u përdhunua nga shqiptari: I ngriti zërin televizorit dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 27-vjeçar shqiptar është autori i përdhunimit të një vajze 17 vjeçare, të cilës i thoshte se ishte pakistanez.

13:01
Vjedhje, shkatërrim automjetesh, kanosje dhe mashtrim/ Një i arrestuar dhe dy nën hetim

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale Xh. K., 31 vjeç ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për akuza të ndryshme.

12:57
Pesë kriminelët e rrezikshëm! Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e tyre

Policia e Shtetit ka publikuar këtë të mërkurë fotot e pesë personave të të këkruar nga drejtësia shqiptare, duke bërë apel bashkëpunimi për kapjen e tyre.

12:49
Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen e ish gjyqtarit Fatos Lulo

Gjykata e Posaçme ktheu për hetime të mëtejshme pranë SPAK dosjen e gjykimit ndaj ish-gjyqtarit kushtetues, Fatos Lulo.

12:42
”Bosnja nuk ndahet”, perëndimi bllokon përpjekjen e re të Republikës Serbe

Përpjekjet e nëndheshme për shkëputjen e entitetit serb të Bosnjës, marrin një goditje tjetër. Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi tentativat e Republikës Sërpska për të transferuar pronën shtetërore.

12:37
Shitje kanabisi në Yzberisht, në pranga 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shitje kanabisi në doza të vogla.

12:33
“Nuk mund të hetohet për PlayStation 5”, Tabaku në Komisionin e Financave: Po rriten ushqimet me 50 lekë/kg

Në Komisionin e Financave, deputetja e PD Jorida Tabaku theksoi se Autoriteti i Konkurrencës nuk ka bërë hetime për rritjen e produkteve ushqimore dhe shportës së konsumit.

12:32
Ansambli në turne/ Nis në Kosovë pas 30 vjetësh

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor me Republikën e Kosovës, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, realizojnë një turne historik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

12:27
Biden: Lufta e Rusisë në Ukrainë, genocid! Por s`ka prova për sulme kimike!

Vladimir Putin po përpiqet të fshijë tërësisht idenë e dikush mund të quhet ukrainas, deklaroi Joe Biden, i cili e akuzoi hapur presidentin rus se projektoi një “genocid” në vendin fqinj.

12:26
Ukrainasit në shkollat tona/ Ulen në banka fëmijët refugjatë të luftës

Pas interesimit të Ambasadës së Ukrainës në vendin tonë, Ministria e Arsimit ka nisur punën për integrimin e nxënësve ukrainas, që kanë ardhur me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri.

12:22
”Fliste me vete”, shqiptari dëshmitar në metronë e Bruklin, tregon ç’tha sulmuesi që hapi zjarr!

Dëshmitar i ngjarjes së rëndë të një dite më parë në metronë e Bruklinit në New York, ishte dhe një i ri shqiptar, Fitim Gjeloshi.

12:20
Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 17-vjeçari nga Kukësi. Shpallen në kërkim dy të tjerë

Policia ka arrestuar një 17- vjeçar ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim, pasi u kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.

12:20
Borxhi publik do të shtrenjtohet/ Rritja e normës së interesit nuk shtrenjton vetëm kreditë

Rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë përveç kredive të qytetarëve do të shtrenjtojë edhe borxhin e qeverisë.

12:13
Dy varrime në një orë/ Djali varros të atin, por jo nusen, Merushe Hazizi varroset nga fëmijët

Sot në fshatin Vidhishtë të Roskovecit janë zhvilluar ceremonitë mortore të dy viktimave të një dite më parë.

12:11
Mikel Harizajt dhe Seri Dumos i vunë tritolin në makinë/ Zbulohet mesazhi në telefon: Ky është vetëm…

Top Channel mëson detaje te reja për atentatin me eksploziv ndaj Mikel Harizaj dhe Seri Dumo, ngjarje e ndodhur në janar të 2022.