Dhunë në familje dhe ndërtim pa leje/ Vihet në pranga një person, një tjetër nën hetim

13/04/2022 13:15
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale Z. H., 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas të Pogradecit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 77-vjeçar.

Ndërsa shtetasi E. H., 43 vjeç, banues në Pogradec është nën hetim pasi mbi të rëndon vepra penale e ndërtimit pa leje.

Sipas policisë, Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Top Channel