“Ti e vlerëson veten nga ana e jashtme”/ Efi i nxjerr mesazhet Dritanit, ti s’ke guxim të më afrohesh, acarohet Rrushja

13/04/2022 19:03

Debate dhe fjalë të ashpra kanë ndodhur ditën e sotme në Përputhen mes Efit dhe Dritanit, pasi ky i fundit e ka akuzuar Efin duke thënë se ajo e vlerëson shumë pjesën e saj të jashtme.

Efi iu kthye shumë ashpër duke treguar edhe mesazhe si prova, ku dëshmoi se Dritani ka thënë se nuk mundet e nuk ka guxim t’i afrohet Efit pasi nuk i jep afrimitet dhe është shumë e bukur.

Dritani: Ti e vlerëson veten nga ana e jashtme. Në çdo vend thua shiko si jam

Efi: Mos gënje, kur e kam thënë. Po ofendohem shumë dhe më ka ndodhur shumë shpesh të më thuhet diçka që nuk e kam thënë. Si ske turp që vazhdon e thua. Mu vetmja mund të më pëlqejë apo jo po gjëra që nuk i kam thënë mos i nxirrni nga goja. Ti gënjen veten.

Dritani: Nuk gënjej e ke thënë në backstage.

Efi: Lëri këto mbaj vendin ,nuk ndihesh se mund të jesh pranë meje dhe ke një ndjenjë inferioriteti.

Arjani: Këta përpiqen të thonë diçka tjetër dhe thonë diçka tjetër.

Efi: Ti më ke shkruar para dy ditësh më ke thënë se je shumë e mirë po nuk guxoj të të afrohem se s’më ke dhënë afrimitet.

Efi: Si ti besoj unë këtij, shiko çfarë bën?

Dritani: Ku është gabimi im, thjesht i thashë që jë shumë  mirë.

 

Top Channel