Aleksandar Vucic i është përgjigjur me sulm akuzavë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç për armatosjen e Serbisë.

“Po përpiqen ta shfaqin veten si viktima, dhe Serbinë si agressor. Duan të përfitojnë nga rasti e ta përdorin blerjen tonë legjitime, ligjore dhe transparente të sistemit ajror kinez FK-3 apo HQ-22, që janë armë mbrojtëse, për të na nxjerrë si aleatë të rusëve apo kinezëve, megjithëse kjo nuk ka asnjë lidhje me Moskën dhe Serbia vetë rrethohet nga vende të NATO-s”, u shpreh ai.

Vuçiç e përshkroi Serbinë si një “ujk të vetmuar” , por ujkun tha ai, nuk e shihni kurrë në një arenë cirku. “Ne në Ballkan kemi mjaft nga këto kafshë madhështore dhe më mirë do ta pranoja gjithmonë rolin e një ujku të vetmuar sesa atë të paturpshëm e të pamoralshëm të  hienës,  sado që të jenë tre, pesë, gjashtë, e ndonjëherë edhe 19. Më keq se hienat, të cilat duhet ta paguajnë në fund etjen e tyre për gjak, janë mizat që i vijnë rrotull dhe presin që ato të sjellin prenë, dhe të tillë janë Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviç”, është shprehur presidenti serb.

Vuçiç i mëshoi idesë se lideri i Kosovës dhe ai i Malit të Zi po e damkosin Serbinë kur po e paraqesin si të rrezikshme për rajonin, ndërkohë që u përpoaq ta shfaqë si paqësor vendin e tij, pavarësisht rolit të tij në luftrat ballkanike. Ai bëri dhe ironi duke thënë se sistemet ant-ajrore nuk i blejnë prej Prishtines e podgoricës, pasi për t`u mbrojtur prej tyre tha, “mjafton një spraj mushkonjash”.

Top Channel