Marine Le Pen: Propozoj marrëdhënie më të afërta mes NATO-s dhe Rusisë pas përfundimit të luftës

13/04/2022 16:28

Kandidatja e ekstremit të djathtë në Francë Marine Le Pen, e cila po përballet me presidentin aktual Emmanuel Macron në balotazhin e dytë zgjedhor javën e ardhshme, ka thënë se do të propozojë lidhje më të ngushta midis NATO-s dhe Rusisë sapo të përfundojë lufta.

Ishte pikërisht prania e NATO-s në pjesët lindore të Evropës që ka zemëruar Vladimir Putin dhe u bë shkak i nisjes së luftës pasi u përmend një anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO.

Politikania franceze është shprehur kundër luftës por ka pohuar se sanksionet nuk do i mbështesë në rast se bëhet fjalë për naftën dhe gazin.

Le Pen ka thënë se ajo mbështet gjerësisht sanksionet kundër Rusisë, por jo kur bëhet fjalë për furnizimet me naftë dhe gaz. Ajo është përballur me kritika nga rivalët për mbështetjen e saj të mëparshme për Rusinë dhe presidentin e saj Putin, pasi edhe më parë është dukur sikur ajo e mbështeste aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Le Pen është aktualisht një e dyta afër Macron në zgjedhjet presidenciale franceze.

Top Channel