Merr flakë makina në ecje tek Kopshti Zoologjik, ka vetëm dëme materiale

13/04/2022 20:34

Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në ecje e sipër në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Burimet policore bëjnë me dije se makina ishte në lëvizje e sipër dhe ishte në pronësi të drejtuesit me inicialet D. Z, i cili fatmirësisht nuk është dëmtuar por ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel