Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit/ Shtatë pacientë në spital, një në gjendje më të rënduar

13/04/2022 18:45

352 qytetarë janë aktivë me COVID në vend aktualisht, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 48 raste.

Nga 1,110 testime  rezultuan pozitiv 14 persona në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,474 që nga fillimi i epidemisë.

“Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Statistika (13 Prill 2022)

Raste të reja ditore 48
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,110

Testime totale 1,789,363
Raste pozitive 274,320
Raste të shëruara 270,474
Raste Aktive 352
Humbje jete 3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 198
Vlorë 39
Fier 27
Korçë 21
Elbasan 18
Gjirokastër 16
Berat 12
Shkodër 10
Durrës 8
Kukës 3

Top Channel