Një sipërfaqe me dushk në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit është përfshirë nga zjarri këtë të mërkurë.

Zjarri është shfaqur  rreth mesditës dhe vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në zonë po punojnë punonjës shërbimi të njësisë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zjarrvënie, e cila dyshohet të jetë e qëllimshme.

Top Channel