Burri përplas qëllimisht kamionin me klubin e striptizës në Michigan, refuzon të tregojë motivin (fotot)

13/04/2022 16:04

Shoferi që përplasi kamionçinën e tij në klubin e striptizës ‘Déjà Vu Showgirls’ në Michigan, SHBA nuk dukej se ishte nën influencën e alkoolit apo drogave, tha policia në SHBA.

Drejtuesja e impjantit tha se përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme teksa “performueset” ishin duke u përgatitur të hapnin shfaqjet.

I pyetur nëse dikush dëshironte të shkaktonte dëme ndaj klubit të tyre menaxherja Holly Johnson tha: “Ne kemi rreth 200 punonjës të mrekullueshëm dhe kontraktorë të jashtëm të cilët ushqejnë familjet e tyre nga kjo ndërtesë. Ata dhe askush nuk e meriton këtë”.

36 vjeçari banor vendas Ryan Neubauer, u arrestua në vendngjarje për krimin. Ai nuk bashkëpunonte me policinë dhe tha se emri i tij ishte ‘Hija’, duke lënë të kuptohej se ishte një vullnetar kundër të keqes apo korrupsionit publik.

Teksa ai largohej i prangosur nga policia Johnson tha se “duket se ai e ka bërë qëllimisht.”

Raporti i policisë tha se Neubauer nuk dukej se ishte nën influencën e drogave apo alkoolit në kohën e incidentit të së hënës më 11 prill.

Kamionçina Chevrolet e të dyshuarit kishte hyrë rreth 10-15 metra brenda klubit të striptizës në Michigan para se të ndalej nga përplasja me një mur.

Në kohën e përplasjes në ambjente ndodheshin vetëm tre punonjës mirëmbajtjeje.

Menaxherja shtonte se nuk do të fokusohej në mesazhin e sulmuesit por vetëm në mbrojtjen e biznesit të saj.

“Nuk do të rri të hyj në mendjen e një të çmenduri për të zbuluar se përse e bëri, ne nuk jetojmë dot jetët tona me frikë”, tha zonja Johnson.

Pas riparimeve të emergjencës, klubi u rihap normalisht prej mbrëmjes së të hënës.

Neubauer është akuzuar me sjellje dashakeqe dhe shkatërrim prone në vlerë $20,000 ndërsa përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg.

FOTO GALERI
1/7
Shoferi që përplasi kamionçinën e tij në klubin e striptizës ‘Déjà Vu Showgirls’ në Michigan, SHBA nuk dukej se ishte nën influencën e alkoolit

Top Channel