Pse u përçanë shqiptarët e Preshevës? Ardita Sinani dhe Shqiprim Arifi akuza pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi

13/04/2022 20:06

Gara e partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me dy lista të ndara, la shqiptarët me mundësi të ulëta për përfaqësim në Kuvend.

Kjo përçarje u shpërnda edhe në nivel lokal ku Alternativa Demokratike e Shqiptarëve me në krye Shqiprim Arifin, shkarkoi nga detyra kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.

Ajo thotë që veprimi i Arifit qe hakmarrje e puç ndaj saj, duke shtuar se pasojat do t’i bartin preshevarët dhe e gjithë Lugina.

Mirëpo, Shqiprim Arifi veprimin e tij për shkarkim e arsyeton me faktin që Sinani keqmenaxhoi në Preshevë. Ndërkohë që mohon të ketë përçarje të shqiptarëve të Luginës.

Një javë pas zgjedhjeve parlamentare të tre prillit, Kuvendi Komunal i Preshevës shkarkoi Ardita Sinanin nga detyra, asamblistët po atë ditë zgjodhën përbërjen e re të kabinetit dhe pozitën e udhëheqësit ia besuan Shqiprim Arifit.

 

Top Channel