Largimi i fermerëve nga Shqipëria, po sjell më pak të ardhura në vend.

Ekonomia e vendit në vitin 2021 u rrit me rimet të larta të dy dekadave të fundit me mbi 8,5%, ndërsa bujqësia sektori më i madh i ekonomisë shënoi rritjen më të ulët në krahasim me sektorët e tjetër me vetëm 0.28%.  Të dhënat nga INSTAT tregojnë se ritmet e rritjes në sektorin e bujqësisë ishin më të ulëta në 24 vite. Fermerët e rinj, në vend që të punojnë tokën e tyre, preferojnë të plugojnë tokat në vendet fqinje. Mungesa e subvencioneve po rrit sipërfaqen e tokave djerrë dhe po boshatis stallat.

“Zgjidhja është subvencionimi i fermeri për kilogram të dorëzuar. Për kilogram domate, patate, karrot, apo litër qumësht. Vetëm kështu shkon e gjithë mbështetja tek fermeri”, thotë Zef Gjeta.

Shumë herë prodhimet bujqësor të fermerëve në vend të tregut, përfundojnë në kanale.

“Dhe problemi është që ata nuk kanë treg, e nëse kanë treg çmimi që i blen tregtari është shumë i ulët sa nuk mbulojnë kostot e tyre. Ndërkohë që ne dimë që çmimi në treg i produktit është i lartë . Dhe kjo është disbalancë i çmimit të tregut sa shitet dhe sa janë kostot. Ku ai që e tregton fiton më shumë se sa ai që e prodhon. Këtë disbalancë duhet ta rregullojë shteti, jo përmes përcaktimit të fitimit, por përmes kontrollit të çmimeve dhe marzheve të fitimit”, shprehet Teuta Nunaj.

Sektori i bujqësisë gjithashtu luan një rol tepër të rëndësishëm për Shqipërinë e cila pret dritën jeshile për tu bërë pjesë e familjes të BE.  Por që të plotësohet ky kriter, fermeri shqiptar duhet të trajtohet nga ministria e bujqësisë, si fermeri europian.

Marrëveshja e stabilizim asociimit midis BE dhe Shqipërisë hodhi shinat e një politike të re bujqësore për Shqipërinë. një politike e cila është e përcaktuar në kapitullin XI të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një kapitull i cili bën fjalë për politikat e përbashkëta bujqësore . Në këto linja është krijimi i regjistrit të kafshëve, krijimi i regjistrit të fermerëve, të pronave bujqësore dhe rritja e kapaciteteve për tu marrë më gjithë këto elementët  pasi dhe administrata publike që do të merret ka nevojë për tu trajnuar”, thotë Shpëtim Cani, ekspert i studimeve europiane.

Gjatë këtij viti bujqësia pritet të tkurret, rritja e çmimeve të lëndëve të para i detyruan fermerët të mbjellin më pak në fusha dhe sera.

Top Channel