U kap me doza kokaine gjatë kontrollit rutinor, 50-vjeçari shqiptar në Itali përfundon nga arresti shtëpiak në qeli
Tetë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Një 27-vjeçar me iniciale K. Q., banues në Tiranë është arrestuar pasi u dënua me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër pasi ndihmoi disa persona të kalonin kufirin.
Shtetasi me iniciale E. F., 41 vjeç është arrestuar për veprën penale “Mashtrimi”, pas dhënies së masës nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.
Një shtetas me inicialet F. K., 51 vjeç është arrestuar në flagrancë pasi lëvizte me kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan edhe Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet 47-vjeçari me iniciale P. S., banues në Krrabë.
Gjatë kontrollit në mjetin e shtetasit A. B., 28 vjeç banues në Durrës, u sekuestrua një dorezë metalike.
Në kërkim ishte shpallur R. K., 32 vjeç, i i dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Shtetasit E. H., 35 vjeç dhe Xh. L., 31 vjeçe, banues në Tiranë janë arrestuar nga policia pasi drejtonin mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel