Transgjinoret ukrainase përballen me dhunë nga vendasit nëse tentojnë t’i shpëtojnë shërbimit ushtarak (fotot)

13/04/2022 16:29

Zi Faámelu thotë se ka pësuar dhunë dhe trans-fobike teksa i largohej luftës Rusi-Ukrainë drejt Gjermanisë kur pritej të qëndronte për të luftuar pasi në pasaportën e saj kishte ende gjininë mashkullore të lindjes.

Faámelu arriti të largohet tashmë në Gjermani por thotë se ishte e vështirë pasi në dokument kishte gjininë e lindjes dhe jo “identitetin e saj të vërtetë seksual”.

Ligji i luftës në Ukrainë thotë se të gjithë meshkujt fizikisht të aftë nga 18 deri në 60 vjeç janë të detyruar të qëndrojnë për t’u bashkuar me ushtrinë, madje edhe ata që e “njohin veten si femra” por nuk e kanë të shkruar në kartën e identitetit.

Dhe në fakt video të shumta nga Ukraina kanë treguar trajtime brutale nga ushtria e Ukrainës të vendasve që kapen duke i shpëtuar luftës apo shërbimit ushtarak ne vend.

Faámelu tha në një intervistë në NBC News se ishte përpjekur të ndryshonte identitetin e saj në dokumente në 2016, por i thanë se duhet të qëndronte në një spital psikiatrik për një muaj për të pritur një diagnozë zyrtare.

Ajo thotë se kishte refuzuar ta bënte pasi ishte “turpëruese dhe demoralizuese” pasi kishte dëgjuar histori të tjera transseksualësh që ishin traumatizuar gjatë këtij procesi.

Prandaj kur ajo ishte përpjekur të largohej me një shoqe më 28 shkurt, u arrestua dhe iu sekuestrua pasaporta.

Ajo ishte dërguar më pas në një zyrë ushtarake ku thotë se oficerët talleshin me të dhe e ofendonin me sharje homofobike, dhe më pas e kishin shpallur të aftë të luftonte me ushtrinë ruse.

Ajo ishte takuar me mikeshën e saj e cila i tha se duhet të notonin në një pjesë të lumit Danub për të shpëtuar.

Ajo tregon më tej: “Nuk e besoja atë që po më ndodhte. Vendosa pasaportën ukrainase dhe celularin në një qese plastike në gjoksoren time dhe notuam në lumë për të shpëtuar”.

Ajo tregon se kishte arritur të gjente mjetet e policisë rumune të cilët më pas e kishin ndihmuar me veshje dhe ushqim, dhe më pas kishte arritur në Gjermani si refugjate.

FOTO GALERI
1/3
Zi Faámelu thotë se ka pësuar dhunë dhe trans-fobike teksa i largohej luftës Rusi-Ukrainë drejt Gjermanisë

Top Channel