Sondazhi: 56 përqind e britanikëve mendojnë se kryeministri Johnson duhet të japë dorëheqjen

13/04/2022 16:16

Një sondazh i publikuar nga YouGov zbuloi se 56% e britanikëve besojnë se tani është koha që Boris Johnson të largohet nga posti i kryeministrit.

I pyetur nëse do të ishte e pranueshme që ai të largohej nga posti i tij, 62% e votuesve konservatorë thanë jo, ndërsa 29% ishin dakord me deklaratën.

Në të njëjtën pyetje, 86% e votuesve laburist besojnë se tani është koha që zoti Johnson të japë dorëheqjen, ndërsa 7% thonë se do të ishte e papranueshme ndryshimi i kryeministrit në këtë moment.

Disa politikanë pohuan se tani është një kohë e keqe për një garë lidershipi për shkak të luftës në Ukrainë, e cila vijon prej shtatë javësh.

Top Channel