Çmimet përçajnë mazhorancën! Erion Braçe, “vendos në shënjestër” Autoritetin e Konkurrencës

13/04/2022 19:33

Qytetarët po paguajnë sot më shumë për shkak të abuzimeve në treg. Denoncimi vjen nga deputeti socialist Erion Braçe sipas të cilit as ndërhyrja e sforcuar e shtetit me ngritjen e bordeve nuk po frenon rritjen e kostove.

Ai kërkon më shumë transparencë prej tyre.

“Funksionimi i bordeve ka nxjerr ne pah se veç inflacionit të importuar ne po paguajmë edhe për abuzimet për mosfunksionimin e tregjeve. tregu I orizit, vajit, sheqerit vetëm nga disa kompani me çmim të unifikuar. Nuk ka konkurrencë. Ende bordi nuk po bën të qartë të gjithë transaksionet. Nga blerja në bursë dhe deri në shitjen e stacioneve të pompimit të naftës. Në bursë nuk blihet sot për nesër. Blihet për 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj. Pra, ka abuzime sepse shitet me çmimin korrent“.

Kam kërkuar dëgjesë, ka pasur abuzime për çmimet. Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndërhyjë për të gjitha këto”, thotë Jorida Tabaku.

Më shumë kontroll Braçe ka kërkuar edhe për tregun e plehrave kimikë, ku 3 kompani u gjobitën pak ditë më parë nga Autoriteti i Konkurrencës, por masa ndaj tyre është pezulluar pasi ndërmarrjet kanë çuar çështjen në gjykatë.

Për aq kohë sa ka mbështetje politike do shkojnë në gjykatë e sa kohë që qeveria nuk merr masë, padiskutim që në gjykatë të shkojnë madje me gjykatat që kemi ne të marrin edhe të drejtë. Abuzimi është skandaloz edhe pse s’kanë importuar asnjë gram nga nisja e luftës në Ukrainë“, shprehet Erion Braçe, deputet PS.

Diskutimet janë zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë ku u shqyrtua raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021, ku deputetët në vend të detajeve që mund të merrnin edhe mbi hetimet që ky institucion ka hapur  së fundmi për disa tregje si ai i vajit dhe karburanteve, u përballën me ankesa për mungesë stafi të tij.

 

Top Channel