Bankieri zvicerjan burgoset për vizitat në klubet e striptizës me shpenzimet e kompanisë (fotot)

13/04/2022 17:03

Ish-kreu i një banke zvicerjane është dënuar dje me thuajse katër vjet burg për mashtrime financiare, duke përfshirë dhe shpenzime për klube striptize me paratë e kompanisë.

Në gjykatën e Zurich u tha se 65 vjeçari Pierin Vincenz, kishte përdorur kartën e kreditit të kompanisë për të paguar për klube striptistesh, takime njohjesh te reja, pushime dhe darka me shoqëruese me pagesë.

Intersi publik për çështjen skandaloze ishte aq i madh sa që zhvillimet u zhvendosën nga një sallë gjyqi në Zvicër në një sallë koncertesh.

Vincenz, ish-drejtor i Raiffeisen Bank dhe i bashkë-akuzuari i tij, thanë se do të apelojnë ndaj verdiktit.

Prokurorët thanë se Vincenz dhe shefi i tij i sektorit Beat Stocker, kishin mbushur xhepat e tyre duke marrë kontrollin e kompanive ku kishin investuar fshehtësisht aksione.

Stocker u burgos për katër vjet, ndërsa Vincenz, dikur i kurorëzuar “bankier e vitit në Zvicër” u dënua me 3 vjet e nëntë muaj burg.

Gjykatësi vendosi se vizitat e shumta të Vincenz në klubet e femrave të zhveshura nuk ishin në interes të bankës, sipas mediave zvicerjane.

Faturat e tij arrinin në një total prej 200,000 franga zvicerjane ($214,000) në klubet e striptizës, të cilat ishin vendosur në shpenzimet e kompanisë, raporton agjencia Reuters.

Ndërsa një darkë që kushtonte 700 franga me një vajzë që kishte njohur në rrjetin Tinder, ishte përshkruar në shpenzime si “intervistë pune”.

Korrespondentja e BBC në Zvicër, Imogen Foulkes, tha se çështja kishte dëmtuar grupin Raiffeisen – që tashmë ka rreth 200 degë në komunitete lokale. Ajo thotë se emri është kthyer tashmë për zvicerjanët në një simbol të abuzimit dhe dembelizmit me një qasje prej ‘kaubojsësh’ ndaj parasë. /BBC/

FOTO GALERI
1/6
65 vjeçari Pierin Vincenz kishte përdorur kartën e kreditit të kompanisë për të paguar për klube striptistesh, takime njohjesh te reja, pushime dhe darka

Top Channel