Mikel Harizajt dhe Seri Dumos i vunë tritolin në makinë/ Zbulohet mesazhi në telefon: Ky është vetëm…

13/04/2022 12:11

Top Channel mëson detaje te reja për atentatin me eksploziv ndaj Mikel Harizaj dhe Seri Dumo, ngjarje e ndodhur në janar të 2022.

Burimet thonë për Anila Hoxhën se vendosja e lëndës plasëse, që shpërtheu teksa ata po udhëtonin me automjet, ishte një paralajmërim për ta.

Përgjimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës kapën një mesazh të dërguar në telefonin e Harizajt 42 vjeç, me përmbajtjen “Ti e di që ky ishte vetëm paralajmërim”.

Harizaj tha para hetuesve se nuk kishte konflikte dhe nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen. I riu nga Vlora u tregua i gatshëm në atë kohë të ndihmonte hetuesit për zbardhjen e ngjarjes.

Më pas, ‘kyçi gojën’ duke e përshkruar ngjarjen si aksidentale. Por mesazhi në telefonin e tij tregon të kundërtën pasi i mbërriti sapo doli nga spitali. Hetuesit dyshojnë se ai është në dijeni të njerëzve që ja dërguan paralajmërimin duke i vënë tritol, por ende nuk mund të sqarojnë nëse kjo është gjobëvënie apo ka të bëjë me llogari të pambyllura.

Top Channel