U përdhunua, torturua dhe në fund u qëllua në kokë nga rusët në Bucha/ Identifikohet 16-vjeçarja ukrainase (Fotot)

13/04/2022 16:50

Makabriteti i rusëve në Ukrainë vijon të dëshmohet çdo ditë, ndërsa viktima e radhës e identifikuar është një 16-vjeçare.

Karina Yershova u identifikuan në Bucha pasi ajo dyshohet se u përdhunua, u qëllua në pjesën e pasme të kokës dhe u hodh në një oborr shtëpie nga trupat ruse.

Një mike e nënës së Yershovës, Olesya Vasylets shkroi në Facebook: Miq, lajme të tmerrshme. Racistët vranë vajzën e mikeshës sime Karina Yershova, 16-vjeçaren Karina Yershova, dhimbja është e tmerrshme, sipas Daily Mail.

“Ajo u përdhunua, më pas u qëllua dhe u hodh në plehra. Sot nëna ime mësoi se ishte vrarë dhe krijoi një grup ndihme. Ju lutem më ndihmoni ta varros, e njihja këtë fëmijë prej vitesh, i mësova anglisht, ajo ishte një vajzë shumë e zgjuar dhe e talentuar.”

Yershova u zhduk në fillim të muajit të kaluar dhe më 10 mars nëna e saj bëri thirrje për ndihmë që të gjente vajzën.

Nuk është e qartë nëse Yershova ishte shënjestruar qëllimisht nga forcat ruse. Vdekja e adoleshentes është zbulimi i fundit në masakrën e Buchas, e cila la më shumë se 400 civilë të vdekur, edhe pse numri i saktë i të vrarëve nuk dihet ende.

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko gjithashtu postoi lajmin e rëndë sot duke shkruar: 16 vjeçarja Karina u përdhunua nga ushtarët rus dhe u qëllua në kokë. Kërkimi i nënës së saj përfundoi pasi trupi i saj i torturuar u gjet në Bucha.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel