Bie poshtë apelimi i trajnerit të Bodo/Glimt, mungon në stol ndaj Romës

13/04/2022 14:09

Bodo/Glimt përfundimisht do të jetë pa trajnerin e parë në stol në ndeshjen ndaj Romës, në “Olimpico”, këtë të enjte.

Apeli i UEFA-s ka hedhur poshtë ankesën e trajnerit norvegjez,  Kjetil Knutsen, që kërkonte shfuqizimin e pezullimit të tij për ndeshjen e kthimit të Conference League.

Knutsen është përplasur fizikisht me trajnerin e portierëve të Romës, Nuno Santos, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suedi, një ngjarje që u trajtua e shumë bujë, pasi u kërkua edhe ndërhyja e policisë vendëse. Mbetet i pezulluar edhe ndihmësi i Mourinhos, por në këtë rast mungesa e tij nuk është se do të ndihet shumë në stolin e verdhekuqve.

 

Top Channel