“Ishte një periudhë ku e teprova”, Simon Cowell tregon eksperiencën e tij me ndërhyrjet estetike

13/04/2022 13:44

Producenti  i America’s Got Talent, Simon Cowell tregoi se si kishte hequr dorë nga operacionet pasi e bënin të dukej ‘si diçka nga një film horror’. Ai u shpreh se e kishte tepruar me operacionet plastike, derisa nuk po e njihte më veten.

“Ishte një periudhë ku e teprova tepër. Pashë një foto timen të një ditë më parë dhe nuk e njoha veten” tha Cowell për The Sun.

Ka qenë djali i tij 8-vjeçar ai i cili ka filluar të mos e pëlqejë pamjet e të atit.

“Eriku ishte i tmerruar nga i ati”, tha ai dhe kjo situatë e shtyu që  të hiqte dorë nga injeksionet.

Tashmë ai ka vendosur të mos ketë më injeksione në fytyrën e tij, ndërsa shtoi se do t’i kushtojë më shumë rëndësi ushqimit se sa trajtimeve kozmetike.

“Për mua tani, e gjitha varet nga ushqimi i shëndetshëm dhe pirja e tonelatave ujë”, u shpreh producenti.

Ai foli edhe për aksidentet e tij me biçikletë elektronike në gusht të 2020, ku pati pasoja të cilat e detyruan t’i nënshtrohet operacioneve, duke  shtuar  se ka qenë një periudhë e vështirë  shëndetësore dhe emocionale për të.

U ndjeva shumë i dëshpëruar sepse nuk dija si t’ia shpjegoja Eric që nuk mund të kryeja të gjitha aktivitetet që doja me të. Nuk isha i sigurt nëse do të isha në gjendje të ecja përsëri, për të luajtur ndonjëherë futboll me të”, tha Cowell.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel