Në një kohë kur Shqipëria bëhet gati të nisë sezonin e ri turistik, duket se na favorzion dhe situata e Covid-it, pasi vihet re një numër fare i ulët i rasteve që infektohen.

Në të gjithë vendin janë vetëm 300 raste aktive me Covid. Në spitalin Covid ka vetëm 8 pacientë.

Edhe pse në këtë situate autoritetet nuk  e konsiderojnë vendin Covid free, një arsye kjo që mund ta kthente Shqipërinë një zgjedhje për të huajt këtë verë.

 “Covid free do të thotë të kemi 0 raste”, thotë Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

 Ne kemi ende masa anti Covid por ato ekzistojnë vetëm në letra. Maskat nuk përdoren më as në ambiente të mbyllura që është detyrim.

Autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për vaksinim, por janë të paktë ata që po vaksinohen.

“2600 vaksinime në ditë janë pak krahasuar me 20 mijë që bëheshin, por ne e kemi arritur targetin e OBSH-së, jemi 60.8 me dozë të parë”, thotë Rakacolli.

Edhe pse BA2 është në Shqipëri dhe ka infektueshmëri shumë të lartë, mutacioni i ri nuk solli rritje të rasteve sikundër ndodhi  në vende të tjera në Europë.

Top Channel