Momentet e tmerrit kur delfini i tërbuar sulmon stërvitësen gjatë shfaqjes horror në parkun ujor (fotot)

13/04/2022 21:46

Një shfaqje ujore me delfinë mori një kthesë të keqe kur një stërvitëse u sulmua prej tyre para fëmijëve e familjarëve të tmerruar në impjantin Miami Seaquarium në SHBA.

Spektatorët e tmerruar panë sesi delfini u kthye nga stërvitësja e tij që përfundoi e zhytur në ujë.

Pamjet video tregonin momentin kur delfini Sundance doli jashtë kontrolli dhe sulmoi gruan me të cilën po notonte në Miami Seaquarium.

Delfini 23-vjeçar shihet që devijon nga koreografia e përcaktuar dhe sulmon brutalisht stërvitësen.

Forografja Shannon Carpenter shpërndau imazhet në rrjetet sociale TikTok në të cilat shihet sesi dy performuesit arrijnë të shpëtojnë duke dalë nga pishina.

Audienca shikonte e tmerruar sesi delfini godiste me kokë stërvitësen, ndërsa e shtynte gruan që tentonte të arrinte daljen nga pishina.

Vajza e tronditur arrin të shpëtojë dhe më pas ndihmohet nga anëtarë të tjerë të stafit.

Ajo u mor më pas me një ambulancë për t’u dërguar në spital.

Sulmet e delfinëve ndaj njerëzve janë shumë të rralla, dhe ka vetëm një rast të regjistruar të një delfini “hundëshishe” që ka vrarë një qenie njerëzore.

FOTO GALERI
1/3
Një shfaqje ujore me delfinë mori një kthesë të keqe kur një stërvitëse u sulmua prej tyre para fëmijëve e familjarëve të tmerruar

Top Channel