Kanabis në servis! Arrestohet pronari në Durrës, merret nën hetim edhe një vajzë

14/04/2022 14:25

Pronari i një servisi është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje droge.

Në pranga ra G. R., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Nën hetim u mor edhe një vajzë, E. L., 24 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

41-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu, në Fushë-Krujë u arrestua A. L., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.

Top Channel