Në prononcim për mediat, ku foli mbi zhvillimet në PD e raportin e DASH, ish kreu i PD Lulzim Basha pohoi se ka komunikuar me kryeministrin Rama, në vetëm dy raste dhe kjo jo për politikë.

Ndonëse kundërshtarë në politikë, në aspekte të jetës njerëzore Rama e Basha duket se respektojnë njëri tjetrin. Ndërsa pohoi komunikimin me kreun e qeverisë, Basha sqaroi se ka qenë vetëm për dy humbjet në familje, pak kohë më parë.

Basha: E ka kthyer në një rraspapitje të brendshme, ku mbizotërojnë interesat e njerit. Berisha ka rinisur sulmet të ristruktuara.

PD ka lindur si një force për ti shërbyer shqiptarëve, në funksion të kësaj kam hedhur hapin tim, shqiptarët e shohin kur është i gatshëm ti shërbejë bashkimit dhe shpalosjen e një alternative për njerëzit. Një qeveri e përgjegjshme, vetëm me të ardhurat qe vijnë nga TVSH do komplensonte tërsisht efektet e rritjes së çmimeve, përmes ndihmës për shtresat më në nevojë, dhe jo me lëmoshën qesharake e cila do të jetë e pamjafueshme.

Ajo që më shqetëson është kultura e vjetër e personalizimit, unë nuk jam këtu për fatin personal, shpresoj që shumë koleg kemi detyrim ndaj njerëzve, kjo që po them ka situate dje është treguar me gisht edhe nga DASH.

Domoshdoshmëria që drejtësia ta lexojë mirë këtë raport dhe të ecë pa asnjë hezitim, duke refuzuar çdo presion poltik. Në këto momente kritike për vendin, është detyra e tyre dhe ti japin fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Jo duke u marr me bishtin, por me kokën, siç është rasti i incerenatorëve.

Këto janë gënjeshtra nga njerëzit që duhen ta heqin vëmendjen. Kam pasur vetëm dy komunikime me Edi Ramën vetëm për dy humbjet në familje, këto janë gënjeshtra për të hequr vëmendjen. Vëmendja duhet pasur te mjerimi që ka kapluar vendin, Drejtësia të bëjë punën e vet, unë dhe PD e kemi inkurajuar. Policia është jashtë rolit të saj, siç e ka treguar DASH.

Top Channel