Sot dita e 50-të e luftës, hapen nëntë korridore evakuimi në Ukrainë

14/04/2022 10:06

Zëvëndëskryeministri ukrainas Iryna Vereshchuk, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka bërë me dije se ditën e some do të hapen nëntë rrugë evakuimi për qytetarët që largohen nga qytetet e rrethuara të Ukrainës.

Ajo tha se katër rrugë janë krijuar për në Zaporizhzhia me transport privat.

Mariupol në Zaporizhzhia
Berdiansk në Zaporizhzhia
Tokmak në Zaporizhzhia
Energodar në Zaporizhzhia

Në rajonin e Luhansk, pesë rrugë do të jenë funksionale:

Severodonetsk në Bakhmut
Lysychansk në Bakhmut
Popasna në Bakhmut
Rubizhne në Bakhmut
Hirske në Bakhmut

Vereshchuk tha se nuk kishte rrugë evakuimi të mërkurën. “Në rajonin e Zaporizhzhia, pushtuesit bllokuan autobusët e evakuimit, dhe në rajonin e Luhansk, ata po shkelin armëpushimin,”

Top Channel