Digjet gjatë natës makina pa targa në Vlorë/ Pamjet nga “Jeep-i” i shkrumbuar
14/04/2022 08:18
Një automjet tip “Jeep” është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, ndërsa makina ishte pa targa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.
Top Channel