Arrestohet 49-vjeçari në Dibër, ja për çfarë ishte shpallur në kërkim

14/04/2022 13:24

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje” është kapur nga policia e Dibrës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shoshaj”, është kapur 49-vjeçari i identifikuar si Shkëlzen Tefaj, banues në fshatin Shoshaj, Mat.

Gjykata e Apelit Tiranë pas hetimeve dhe verifikimeve të  kryera e ka dënuar me 2  vite burg, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Tefaj, ishte  arrestuar më parë nga Policia ( dhjetor, 2020),  pasi shërbimet e Policisë i gjetën në banesë një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2020, ndaj tij caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pas vendimit të Apelit e cila e dënoi me dy vite burg ky shtetas që prej 28 marsit 2022 u largua nga banesa dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Top Channel