​Osmani për CNN: Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë

14/04/2022 20:11

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi sot se zhvillimet në Ukrainë mund të prekin edhe pjesën tjetër të botës, përfshirë edhe kontinentin evropian.

Duke folur për CNN, ajo tha se Rusia po mundohet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë, satelitit të saj për një kohë të gjatë.

Osmani tha se paqja në Evropë është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidentja e Kosovës foli edhe për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi.

Po ashtu përmendi djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të fshatit në vitet e luftës.

Ajo po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ishte ministër i propagandës në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Top Channel