Futbollistet afgane janë të strehuara si refugjate lufte në Shengjin

14/04/2022 15:37

Një pjesë e futbollisteve profesioniste dhe amatore të skuadrave të ndryshme afgane qëndrojnë në Lezhë në kuadrin e ndihmës së qeverisë shqiptare për mikrpritjen e tyre prej mëse 6 muajsh tashmë.

Pas një periudhe të tillë këto vajza ndjejnë edhe nevojën e rikthimit në normalitet të jetës së tyre, ku mes të tjerave kanë edhe futbollin si pjesë të rëndësishme të sajë.

“Jemi këtu për të konkretizuar bashkëpunimin me federatën tuaj dhe për t’ju qëndruar pranë këtyre vajzave që të vazhdojnë ëndrrën e tyre.”- tha Duka

“Është e vështirë të qëndrosh larg shtëpisë dhe larg familjes, por ne jemi ndjerë si në shtëpi këtu falë ndihmës së qeverisë shqiptare dhe në aspektin sportiv falë federatës shqitpare të futbollit. Këto vajza kanë si ëndërr të tyre, që të vazhdojnë karrierën sportive gjë që po bëhet e mundur falë jush”- tha sekretari i FSHF

Një nga vajzat të futbollist profesionist të afganistanit na tregon diçka më tepër për qëndrimin këtu.

“Kam luajtur për shumë vite futboll në vendin tim dhe do të dëshiroja ta vazhdoja këtë sport këtu në Shqipëri apo kudo të jetë. Shembulli im është Lionel Messi”

Ajo na tregon se në këtë muaj veç të tjerave edhe agjëron një muaj Ramazan shumë ndryshe.

“Ky muaj Ramazani dhe agjërimi këtë vit është shumë ndryshe, ne jemi musliman dhe sigurisht që agjërojmë, por të jem e sinqertë ky është një muaj shjumë më i vështirë se sa në Avganistan, sepse jemi pa familjet tona, por gjithësesi do të durojmë.”

Vajzat e futbollit afgan janë pjesë e një programi mborjtjeje dhe shpëtimi nga FIFA dhe baza materiale që morën janë vetëm hapi i parë i bashkëpunimit me FSHF.

Dua të tfalenderoj në fillim qeverinë shqiptare për kushtet që na krijoi për të na pritur dhe presidentin e federatës shqiptare të futbollit për plotësimin e kushteve që ne të vazhdojmë të ndjekim ëndrrën tonë dhe dua t’i them të gjtha vajzave mos hiqni dorë nga ëndrra juaj.

Top Channel