Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mbërritur në ambientet e burgut ku pritet të merret në pyetje nga SPAK për inceneratorin e Fierit.

Burime bëjnë me dije se sapo është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun 313, ndërsa rreth orës 10:00 do shoqërohet në ambientet e SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me procedurën e dhënies me koncesion per inceneratorin e Fierit.

SPAK do të kërkojë llogari nga ish ministri lidhur me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit, pasi Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit.

Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Ditën e djeshme, për mbi dy orë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako u pyet nga SPAK për procedurën e dhënies me koncension të inceneratorit të Fierit, një çështje që i kushtoi atij jo vetëm mandatin, por edhe lirinë.

Top Channel