“Më vranë djalin”, nëna ukrainase rrëfen tmerrin kur rusët sulmuan anijen me të cilën po arratiseshin

14/04/2022 18:26

Një nënë ukrainase ka treguar për CNN se si djali dhe burri i saj 12-vjeçar u vranë teksa iknin me një varkë evakuimi në rajonin jugor Kherson të Ukrainës.

Julia Nesterenko dhe familja e saj kishin vendosur të arratiseshin nga zona pasi forcat ruse pushtuan vendin.

Më 7 prill, familja me tre anëtarë dhe 11 të tjerë u ngjitën në një varkë evakuimi të drejtuar nga një banor vendas për të kaluar lumin Dnipro.

Nesterenko, dy të mbijetuar të tjerë, një mik i një viktime dhe disa zyrtarë rajonalë i thanë CNN sesi u qëllua mbi varkën ndërsa po lëvizte pranë fshatit Osokorivka të kontrolluar nga Rusia.

Nëna tha se djali iu rrëzua në krahët e saj dhe se bashkëshorti ishte mbrapa saj kur u qëllua në kokë.

Në sulm u vranë katër persona, tre duke përfshirë edhe bashkëshortin e zonjës Nesterenko, Oleh vdiqën në varkë, ndërsa djali i saj Vladimir vdiq në spital.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel