Shtatë anëtarë të familjes Pireva ishin brenda ndërtesës që mori flakë mesditën e së enjtes në Lagjen Tophane në Prishtinë.

Me të parë tymin të njëjtët dolën nga objekti, por brenda mbeti i ngujuar një dhjetë vjeçar.

Xhaxhai i tij, Basri Pireva thotë që u desh të gjenin rrugë alternative për ta evakuuar të miturin nga ndërtesa.

Asnjë nga familjarët nuk u lëndua në zjarrin që e kaploi ndërtesën katër katëshe. Pas largimit të tyre nga ndërtesa, zjarrfikësit ndërhynë në shuarje e zjarrit që duket të ketë filluar në përdhese e me shpejtësi është shpërndarë deri në çati, por ende nuk dihen shkaqet.

Pas shuarjes së zjarrit në vendin e ngjarjes erdhën hetuesit e policisë, zjarrfikësve dhe KEDS-it, për të kryer hetimet e nevojshme.

Top Channel