Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura 27/06 20:01
Zyrtarët rusë pretenduan se helikopterët ukrainas goditën ndërtesat e banimit dhe plagosën shtatë persona në rajonin Bryansk të Rusisë.
Guvernatori i rajonit të Belgorodit gjithashtu pretendoi se edhe fshatrat ishin sulmuar.
Nga ana tjetër, qendra për Kundër Dezinformimin e qeverisë ukrainase ka akuzuar shërbimet e inteligjencës ruse për “një plan për të kryer akte terroriste për të nxitur histerinë anti-ukrainase” në Rusi.
Komiteti hetimor i Rusisë tha se dy helikopterë luftarakë me armë të rënda sulmuese janë përdorur për të kryer të paktën gjashtë sulme ajrore në fshatin Klimovë.
Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë tha se dy persona ishin lënduar rëndë, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Top Channel