E diel, 06 Mars 2022
19:21
Evakuimi në Irpin, vriten gjatë rrugës 3 pjestarë të një familjeje

Tre anëtarë të një familjeje, nëna dhe dy fëmijët, janë gjetur të shtrirë të vdekur në trotuar ndërsa janë përpjekur të largoheshin nga Kiev për tu evakuar në Irpin.

19:12
Pritet të shpallet rezultati paraprak i Vorës rreth orës 20:00

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pritet të shpallë rezultatin paraprak të Vorës në KQZ rreth orës 20: 00 të mbrëmjes.

19:02
Ukrainë, 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të marrë pjesë në luftë

Ministrit i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka bërë me dije se gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar në Ukrainë për të luftuar.

18:57
Sot ka disa republika pro-ruse në Evropë

Të hënën, vetëm disa ditë para pushtimit të plotë të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin njohu pavarësinë e dy republikave të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donetskut në pjesën lindore të vendit.

18:49
“Ne po ndiqnim vetëm urdhrat”, pilotët rusë të gjakosur  luten për mëshirë (Pamjet)

Pilotët rusë të gjakosur luten për mëshirë ndërsa filmohen nga ukrainasit,  pasi u qëlluan në fushë.

18:46
Hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore! Krishti “kthehet në bunker”

Statuja e Krishtit Shpëtimtar është hequr nga katedralja armene në Lviv të Ukrainës, e është dërguar në një bunker, për ta mbrojtur prej bombardimeve.

18:43
Çudira në Lushnjë/ Banorët krijojnë kutinë e fshehtë të votimit me dollap e çarçaf

Qendra e votimit në fshatin Zhamë të Lushnjës tregon vullnetin e madh të banorëve për të votuar.

18:39
“E di që je lodhur, por do lodhesh më shumë po të rrish kot”, Braçe apel lushnjarëve të votojnë

Një orë para se të mbyllet orari zyrtar i votimeve, deputeti Erion Braçe u ka kërkuar zgjedhësve lushnjarë të dalin në votime.

18:25
Mbretëria e Bashkuar: Ofrojmë me tepër pajisje mbrojtëse për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnsonme ka zhvilluar një bisede telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

18:06
Erdogani telefonon Putinin: Mbylle luftën, Turqia gati për…

Një orë në telefon për të bindur Vladimir Putinin t’i japë fund sulmit në Ukrainë: Presidenti turk Rexheo Tajip Erdogan po përpiqet me çdo mënyrë të ndërmjetësojë për fundin e konfliktit, që e vendos në pozitë të vështirë dhe Turqinë anëtare e NATO-s që ruan marrëdhënie të mira si me Kievin, ashtu edhe me Moskën.

18:03
OKB: Më shumë se 360 civilë të vrarë në Ukrainë

Lufta Rusi-Ukrainë vijon të shkaktojë shumë viktima dhe të plagosur.

18:00
Aksidenti tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot, shkon në pesë numri i viktimave

Numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur mesnatën e mbrëmshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot ka shkuar në pesë.

17:56
Dështon përpjekja e dytë e evakuimit të civilëve në Ukrainë

Përpjekja e dytë e evakuimit të civilëve nga Mariupol ka dështuar sërish duke shtuar rrezikun.

17:51
I mban ‘peng’ një i dënuar! Burgu i Rrogozhinës mund të jetë qendra e vetme e votimit me pjesëmarrje 100%

Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinë mund të jetë e vetmja që arrin një pjesëmarrje të plotë të zgjedhësve.

17:47
Zbardhen detajet e bisedës telefonike, ja çfarë u tha mes Macron-Putin

Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike për afro dy orë për çështjen më të nxehtë momentalizht, luftën në Ukrainë

17:33
Nënkryetarja e KQZ: Probleme me pajisjet e votimit në disa bashki

Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku në një komunikim për mediat tregoi informacionet e fundit për problemet me pajisjet.

17:30
I lidh gjaku, jo partia/ Vëllezërit në Lushnjë me bindje të ndryshme politike

Vëllezërit Ibraliu në fshatin Zhamë të Lushnjes i lidh gjaku, por jo bindjet politike.

17:28
Lufta Ukrainë-Rusi, ja shqetësimi më i madh i Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar sepse disa trupa britanike mund të përpiqen t’i bashkohen betejës në Ukrainë.

17:23
Dibra me numrin më të lartë të pjesëmarrjes, Durrësi renditet i fundit

Qytetarët e gjashtë bashkive u janë drejtuar qendrave të votimi për të zgjedhur kryetarin e tyre të bashkisë, për një mandat 1-vjeçar. Pjesëmarrja më e lartë e votuesve u shënua në Dibër. Ku 37.17% e qytetarëve u janë drejtuar kutive të votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun me mandatin pothuajse të papërfillshëm.

17:21
Ndërrojnë jetë tre pacientë me Covid, 78 raste të reja në vend

Tre pacientë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që janë shënuar 78 infektime të reja.

17:07
Rusët “do të fshijnë” Odesën/ Zelensky jep alarmin: Bombardimet më të tmerrshme

Rusia po përgatitet për bombardime shkatërrimtare në Odesa, paralajmëroi presidenti ukrainas Volodymir Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur sot.

17:04
21.8% pjesëmarrje, komisioneri i Durrësit: Nuk ka interes nga qytetarët

Një prej komisionerëve të bashkisë Durrës theksoi se nuk ka pasur aq shumë interes të qytetarëve për të votuar këtë gjashtë mars në zgjedhjet e pjesshme vendore në vend.

16:52
Martesë në frontin e parë të luftës!

Dy anëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, kanë zgjedhur që të martohen në frontin e parë të luftës.

16:51
Zelensky zbulon zonën që pritet të bombardohet nga ushtria ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë një tjetër qytet të Ukrainës, Odessën.

16:50
“Putini nuk përfaqëson të gjithë rusët”/ Mijëra vetë në rrugë kundër pushtimit

“Stop luftës së Putinit”, “Vendosni paqe” ishin mesazhet në disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit në Hamburg të Gjermanisë, që ashtu si dhjetëra mijëra njerëz të tjerë në mbarë Europën, dolën sërish nëpër rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.

16:47
Ngelën në mes të borës/ Komisionieri i Shkodrës bën komentin epik

Një prej komisionerëve të ngelur në mes të dëborës në Dukagjin tha për Top Channel se rruga ishte e pakalueshme.

16:41
365 civilë ukrainas të vrarë deri më tani, qindra të plagosur

Të paktën 364 civilë janë konfirmuar të jenë vrarë në Ukrainë, në 11 ditë pushtim nga trupat ruse.

16:27
Për herë të parë në Tiranë! Nis “Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare

“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare ka çelur siparin e shfaqejeve artistike të edicionit që vjen në Tiranë për herë të parë dhe jo pa qëllim, por për të dhënë idenë e një 8 Marsi ndryshe.

16:26
Pjesëmarrje e ulët në Lushnjë, më pak se 20%/ Qyteti përfshihet nga reshje të dendura shiu

Në Lushnjë vijon të ketë reshje të dendura shiu dhe shumë pak persona janë drejtuar në 8 qendrat e votimit.

16:24
Blinken: SHBA mund të ndalojë importin e naftës ruse

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha këtë të diel se SHBA po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse.

16:09
Dolën kundër luftës, Rusia arreston 2 mijë e 500 protestues

Rreth 2,500 persona u arrestuan këtë të diel, pasi dolën në protestë kundër kundër operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë.

16:04
KQZ përditëson të dhënat, Shkodra dhe Durrësi me pjesëmarrje të ulët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale.

15:30
Drejtuan mjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen tre persona në Vlorë

Tre persona janë arrestuar në Vlorë, të cilët drejtuan automjetin në mënyrë të parregullt.

15:25
Votojnë kandidatët e Durrësit/ Pjesëmarrje e ulët në votime

Në qytetin e Durrësit vazhdon normalisht procesi i votimit në të gjitha qendrat. Sigurisht që tre kandidatët për bashkinë e qytetit bregdetar kanë votuar ndër të parët në qendrat e votimit respektive.

15:21
Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale

Një pjesëmarrje e ulët është vënë re në votimet e sotme në 6 bashkitë e vendit. Sipas KQZ-së në votime deri në orën 14:00 pjesëmarrja ka qenë 21.16%.

15:19
Zgjedhjet në Lushnje/ Mesazhi i kandidatëve pasi votuan

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje, Elton bano, pasi hodhi votën në kutinë  e votimit, foli për manipulim zgjedhjesh. Ai tha se njerëz të caktuar nga administrata po manipulojnë procesin.

15:03
Vorë, probleme me komisionerët/ PD akuzon se PS dhe LSI janë bërë bashkë

Palët politike janë përplasur në Vorë pasi Partia Demokratike nuk ka komisionerë zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit.

14:45
Anulohen zgjedhjet në Pult e Shosh, Celibashi: Kaloi afati prej 5 orësh

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se anulohen zgjedhjet në Pult e Shosh duke qenë se komisionerët nuk arritën të shkojnë për shkak të kushteve të motit.

14:35
Goditi të miturin me sende të forta, merret nën hetim 52-vjeçarja/ Procedohen dhe 5 të tjerë

Një 52-vjeçare është marrë nën hetim nga policia, pasi pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një të mitur 9-vjeçar.

14:33
Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet 20-vjeçari/ Në pranga bien dhe 4 të tjerë

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Kavajë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

14:30
Putin dhe Macron zhvillojnë një tjetër bisedë telefonike

Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon bisedime me homologun e tij francez Emmanuel Macron, raporton televizioni shtetëror rus.

14:25
Reshjet e dendura të borës, komisionerët e PS mbeten të bllokuar në Qafë Shosh

Moti i keq ka vështirësuar zhvillimin normal të zgjedhjeve në Qafë Shosh.

14:17
Krizë refugjatësh, 1.5 mln njerëz janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga Ukraina kanë kaluar drejt vendeve fqinje në 10 ditë.

14:14
Bylykbashi: Betejën për Durrësin e kemi vetëm me PS

Oerd Bylykbashi bëri thirrje për të votuar masivisht kandidatin e Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka në Durrës.

14:02
Të gjithë presin pranverën, ndërsa në malin e Dajtit vijojnë reshjet e dëborës

Gjatë gjithë natës dhe paraditen e sotme ka pasur reshje të vazhdueshme dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

13:53
Putin: Lufta ndaj Ukrainës mbaron vetëm nëse plotësohen dy kushte!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se lufta do të përfundojë vetëm nëse Ukraina pushon së luftuari.

13:47
Kaso dhe Ristani: Basha nuk gjeti komisionerë në Vorë, por tentoi t’i importonte nga jashtë

Dy përfaqësuesit e Shtëpisë së Lirisë, Ivi Kaso dhe Arben Ristani komentuan për mediat mungesën e komisionerëve të Partisë Demokratike në Vorë.

13:39
“Ngrihuni e bjerini”, senatori amerikan thirrje rusëve: Ndaloni marrëzinë!

“Ngrihuni dhe ndalojeni këtë marrëzi me cdo mënyrë që të mundni”; pas thirrjes polemizuese për të vrarë Vladimir Putin, senatori republikan në SHBA, Lindsey Graham iu drejtua sërish rusëve pas një lidhjeje me Zoom që pati me kreun e shtetit ukrainas Volodymir Zelensky, duke i kërkuar të ngrihen kundër luftës së pakuptimtë të presidentit te tyre.

13:35
Zgjedhjet në 6 bashki/ Pano Soko: Njerëzit janë të neveritur nga situata në PD, nuk shkojnë në votime

Pano Soko është i ftuar në Top Channel, ku po zhvillohet transmetim maratonë i zgjedhjeve në 6 bashki të vendit dhe ka folur për pjesëmarrjen e ulët të votuesve.

13:34
Kaloi afati kohor, anulohen zgjedhjet në dy qendra votimi në Shkodër

Procesi zgjedhor është anuluar në dy qendra votimi, një në Shosh dhe një në Pult në Bashkinë e Shkodrës, pasi kaloi afati kohor.

13:21
Kim: Zyrtarët shqiptarë duhet të sigurojnë se votuesit po shprehin vullnetin e tyre

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim këtë të shtunë u bëri thirrje zyrtarëve shqiptarë që të sigurojnë votuesit se ata mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.

13:16
Lufta e Ukrainës godet turizmin turk: Na ikën turistët, humbje “kolosale”

Pushtimi i Ukrainës i dha një goditje të re ekonomisë së gjunjëzuar turke, e cila varet ndjeshëm nga të dyja këto vende përsa i takon të ardhurave te saj nga turizmi.

13:13
Nafta e gazi çmime rekord, kaos në tregjet botërore të energjisë!

Çmimet britanike dhe europiane të gazit shënuan të dyja nivele të reja rekord teksa lufta e Ukrainës po bën kërdinë edhe në tregjet e energjisë, duke kërcënuar të godasë koston e jetesës.

13:06
Kryeministri izraelit takon Putin, vizitë e papritur në Moskë: Çfarë folën “kokë më kokë”

Në një vizitë të papritur, kryeministri i Izraelit Naftali Bennett zbarkoi në Moskë për bisedime urgjente me presidentin Vladimir Putin, e me pas niset drejt Berlinit për tu takuar me kancelarin Olfa Scholz.

13:04
Zelensky telefon me Biden, SHBA përgatit avionët ushtarakë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën në telefonatën e tij me shefin e shtepisë së Bardhë Joe Biden, të cilit lideri ukrainas ia përcolli qartë nevojën për asistencë sigurie dhe financiare të vendit të tij.

12:56
De Bruyne: Preferoj kampionatin përpara Championsit, ju tregoj pse

Manchester City po tenton prej vitesh të fitojë trofeun e Champions League për herë të parë në histori. Drejtuesve, trajnerit Guardiola dhe tifozëve u është kthyer në fiksim kupa me veshë të mëdhenj.

12:47
Kallëzimi i PD për qendrën e votimit në Vorën, reagon përfaqësuesi i PS-së në KQZ: Problemi, ligjërisht i zgjidhur

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji hodhi poshtë pretendimet e PD se PS dhe LSI po bllokojnë procesin e votimit në Vorë.

12:24
Bora bllokon votimin, komisionerët prej një ore lëvizin jo më shumë se 500 metër

Kushtet atmosferike kanë penguar votimin në disa qendra në zonën e Dukagjinit. Komisionerët e kanë pasur të pamundur që të shkojnë në qendrat e votimit pasi automjetet e tyre janë bllokuar në dëborë.

12:24
Bora pengon votimin/ Probleme në Shkodër dhe Dibër për shkak të situatës atmosferike

Në zonat e thella të Shkodrës vazhdon të mbetet sfidë votimi.

12:19
Lufta shtrenjtoi naftën/ Importuesit shqiptarë: Kemi rezerva dhe po shikojmë tregje të reja

Të shtunën çmimi i naftës dhe i benzinës u shtrenjtuan me rreth 40 lekë, duke e çuar çmimin në mbi 230 lekë.

12:13
Rusia, bombardime “shfarosëse”mbi Ukrainen: Visa e Mastercard ikin nga tregu rus

Konflikti Rus-Ukraina ka hyrë në ditën e 11-të, pa shenja qetësimi, Moska po përgatit sulmin mbi Odessa ndërsa armëpushimi i njoftuar një ditë më parë për hapjen e korridoreve humanitare, dështoi, duke shkaktuar kaos në Mariupol ku njerëzit u detyruan të kthehen mbrapsht.

12:11
Celibashi vëzhgon procesin e votimit në Vorë, zbulon bisedën me Jorida Tabakun

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shkoi në një qendër votimi në Vorë për të parë nga afër procesin e votimit.

12:07
Kryeministri izraelit takon Putin, vizitë e papritur në Moskë: Çfarë folën kokë më kokë

Në një vizitë të papritur, kryeministri i Izraelit Naftali Bennett zbarkoi në Moskë për bisedime urgjente me presidentin Vladimir Putin, e me pas niset drejt Berlinit për tu takuar me kancelarin Olfa Scholz.

12:05
Ndihmë për Ukrainën edhe nga hapësira: Musk vë në dispozicion Starlink!

Të gjithë në ndihmë të Ukrainës, është motoja e ditës në shumë vende perëndimore, teksa situata në vendin e sulmuar prej Rusisë nuk ka lënë indiferent as miliarderin Elon Musk.

11:59
“Ja si do e mposhtim Kremlinin”, Johnson nxjerr planin 6 pikësh!

Boris Johnson ka hartuar një plan 6 pikësh për mposhtjen e Vladimir Putinit, një përpjekje kjo që dëshmon veç të tjerash edhe sesi kryeministri britanik po kërkon që vendi i tij, i shkëputur nga Bashkimi Europian, të zërë një vend qendror në reagimin global ndaj tmerrit të luftës në Ukrainë. Shefi i ekzekutivit në Londër këmbëngul që e gjithë bota të bashkohet me planin e tij për zmbrapsjen e agresionit rus. Në këtë plan, Johnson bën thirrje për:

11:54
Blinken shkon në kufi me Ukrainën: “Nuk do e lëmë Rusinë të marrë frymë”!

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u takua në kufirin e Ukrainës me Poloninë me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba, duke i përcjellë një mesazh të qartë Moskës mbi përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë.

11:49
Zgjedhjet në Durrës, ambasadori holandez vëzhgon procesin e votimit

Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Reinout Vos ishte i pranishëm në Durrës për të vëzhguar nga afër procesin e votimit.

11:39
“Heroi i natës”/ 11-vjeçari kalon i vetëm nga Ukraina në Sllovaki, çfarë mbante në dorë

Një djalë nga Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, u cilësua si “një hero i natës” nga autoritetet sllovake pasi kaloi i vetëm kufirin e Ukrainës për në Sllovaki.

11:37
Paralajmërimi i Celibashit: Partitë politike të kenë kujdes, jemi ende në heshtje zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë një thirrje të radhës palëve politike, që të mos harrojnë se deri në mbyllje të votimeve, vendi është në heshtje zgjedhore dhe nuk mund të bëhet reklamim i palëve politike apo kandidatëve.

11:31
Zelenskiy diskuton me Biden, SHBA i ofron mbështetje financiare Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka biseduar me presidentin amerikan Joe Biden, ku kanë diskutuar lidhur me sigurinë, mbështetjen financiare për Ukrainën dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë.

11:26
Në Rrogozhinë do të votojnë rreth 40 të burgosur për kryetarin e Bashkisë

Në Rrogozhinë, me vendim gjykate votohet edhe tek burgu.

11:17
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë Rrogozhinë: Ka pak votues sepse janë larguar

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë Rrogozhinë, ka folur para gazetarëve pasi ka votuar, duke falenderuar pjesëmarrësit.

11:11
Tabaku nga Vora: PS dhe LSI janë bashkuar kundër PD-së

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku të shtunën deklaroi se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat për të larguar nga një KZAZ komisionerët e Partisë Demokratike.

11:07
PD po përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë

Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre.

10:59
Koreja e Jugut vendos sanksione kundër Bjellorusisë

Koreja e Jugut do të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Rusisë në luftën ndaj Ukrainës.

10:51
Voton kandidatja e PS për Durrësin, thirrja e Sakos: Ftoj qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Kandidatja e PS për Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako ka votuar në një nga qendrat e votimit në Durrës.

10:40
Celibashi: Komisionerët e PD në Vorë nuk ishin banues, vendimi i KZAZ ishte i drejtë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha për Top Channel se KZAZ nuk i ka pranuar komisionerët e PD-së në Vorë, pasi nuk ishin banues aty.

10:35
Komisionerët bllokohen nga dëbora/ Celibashi flet për TCH: Nuk kanë asnjë imponim nga KQZ, të mos vënë jetën në rrezik

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për Top Channel në lidhje me situatën e vështirë e shkaktuar nga kushtet e motit në Shosh dhe Pult, ku komisionerët janë bllokuar nga dëbora dhe ende nuk ka nisur procesi i votimit në disa qendra votimi.

10:32
Dibër/ Kandidati i PD-së, Luan Haka: Koha ka ardhur që Dibra të mos ketë një kryetar bashkie që drejtohet nga Tirana

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Luan Haka të shtunën në një deklaratë për gazetarët pas votimit, deklaroi se ka ardhur koha që Dibra të ketë një kryetar bashkie që nuk drejtohet nga Tirana, ministrat apo ish-ministrat e qeverisë.

10:30
Xhemal Bushati: Komisionerët e PD janë në detyre, ka probleme me infrastrukturën

Kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati, i është drejtuar qendrës së votimit në Shkodër.

10:00
Zgjedhjet vendore, Celibashi bën bilancin: Në disa qendra nuk ka nisur votimi, patëm dy incidente

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se në pjesën më të madhe të qendrave të votimit po vijon procesi pa probleme.

09:59
Komisionerët bllokohen nga dëbora, flasin për TCH: Më mirë të shkojmë në burg se të rrezikojmë jetën

Kushtet e vështira të motit në Shkodër kanë bërë që komisionerët të bllokohen nga dëbora dhe të mos mbërrijnë në qendrat e votimit në Shosh dhe Pult, ndonëse prej 3 orësh ka nisur orari zyrtar i procesit të votimit në 6 bashkitë e vendit.

09:53
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Voton Eriselda Sefa: Do të sjell ndryshe modelin e qeverisjes

Kandidatja e PS për bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa ka folur para mediave pasi ka votuar.

09:46
20 ekipe të BE-së, në terren për të monitoruar procesin zgjedhor

Skuadra e Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri këtë të dielë është ndarë në gjashtë bashkitë e vendit, për të monitoruar procesin zgjedhor me 20 ekipe.

09:43
Dëbora zbardh vendin, ARRSH: Në këto akse duhen përdorur zinxhirët

Gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të vazhdueshme në pjesën më të madhe të vendit.

09:30
Zgjedhjet në Shkodër, nuk ka nisur ende votimi në disa qendra në Pult dhe Shosh. Bllokohen në dëborë komisionerët

Në disa qendra në Dukagjin nuk ka nisur ende votimi për shkak të kushteve të motit.

09:25
Incident në qendrën e votimit në Durrës, simpatizanti i “Shtëpisë së Lirisë” ofendon komisionerin e PD

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit 1499 në Durrës. Një mbështetës i shtëpisë së Lirisë, Fatjon Shtufi ka ofenduar komisionerin e PD, Fatmir Mezini.

09:22
Katër njësi administrative pa drita në Dibër, 11 qendra po zhvillojnë votimin manualisht

Katër prej njësive administrative në Dibër kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kohës së keqe.

09:11
Situatë e rënduar nga dëbora në Bulqizë, bllokohen disa fshatra

Reshjet e dëborës në Bulqizë kanë nisur që prej pasdites së djesme dhe kanë vijuar gjatë natës, shoqëruar edhe me erë të fortë.

08:51
Nis me 1 orë e gjysëm vonesë procesi i votimit në një qendër votimi në Durrës

Në QV nr.1436 afër spitalit të Durrësit, për shkak të ngatërrimit të pajisjes së identifikimit elektronik PEI, procesi i votimit sapo ka nisur, me 1 orë e gjysëm vonesë.

08:42
Aksident tragjik në Fushë Krujë-Milot, vdesin dy shoferë dhe dy pasagjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

08:35
Atentati në Vlorë/ Shoqërohen 7 persona në polici, sekuestrohen kamerat e sigurisë në një biznes

Policia ka shoqëruar 7 persona që kanë qenë pranë lokalit ku ndodhi atentati ndaj 33-vjecarit Romeo Meçaj në Vlorë. Në drejtim të tij u qëllua mbi 15 herë ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 12 gëzhoja kallashi.

08:19
Voton kandidati i PD në Durrës, Luan Hoti: Dilni dhe votoni! Votoni për veten tuaj

Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, njëkohësisht dhe kryetar i degës lokale të PD, ka votuar në një nga QV që ndodhet në godinën e universitetit ”A.Moisiu” në Currila.

08:10
Ngërç në Vorë, përfaqësuesi i PD: KAS refuzon të emërojë komisionerët sipas listës që i ka dërguar Celibashi

Ka pasur ngërç në KZAZ 26 në Vorë. PD kishte dërguar 104 kandidatë për kryetarët, anëtarët dhe sekretarët e qendrave të votimit. KZAZ 25 nuk ka pranuar t’i regjistrojë për shkak se nuk ishin banorë të zonës.

07:57
Sot zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, reagon Rama: Ftoj qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për zgjedhjet e pjesshme vendore.

07:45
Ende nuk ka nisur procesi i votimit në Rrogozhinë, ka probleme me kamerat. Mungojnë edhe komisionerët e PD

Nis procesi i votimit në një nga qendrat e votimit në shkollën Xhorxh Soros në Rrogozhinë. Në disa qendra të tjera ka probleme me funksionimin e kamerave, ende nuk ka nisur procesi.

07:40
Zgjedhjet në Vorë nuk kanë nisur ende, mungojnë komisionerët e PD

Nuk kanë nisur ende zgjedhjet në bashkinë e Vorës, ndonëse kanë kaluar më shumë se 30 minuta nga orari zyrtar i nisjes së zgjedhjeve.

00:15
Ada rikthehet në “Për’puthen”?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ada, mund të rikthehet në program.

E shtunë, 05 Mars 2022
23:07
Rusët po i afrohen centralit të tretë bërthamor, bombardimet vijojnë me intensitet

Forcat ruse tani kanë nën kontroll dy centrale bërthamore ukrainase dhe po përparojnë drejt një të treti, kështu tha presidenti i Ukrainës gjatë një telefonate me senatorët amerikanë të shtunën.

23:00
Rusët po braktisin Putinin/ Pas luftës, po i drejtohen Finlandës

Në Vaalimaa, pika kufitare e Finlandës me Rusinë, 120 milje në lindje të Helsinkit, autobusë dhe makina të shumta ndalohen për kontrolle pasaportash dhe doganore.