Procesi zgjedhor është anuluar në dy qendra votimi, një në Shosh dhe një në Pult në Bashkinë e Shkodrës, pasi kaloi afati kohor.

Këto dy qendra votimi nuk u hapën brenda afatit kohor prej pesë orësh, sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor.

Në proces- verbalin e firmosur nga komisionerët e PD-së, kërkohet një vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Top Channel