E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

24/05/2026 21:47

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Kanë qenë familjarët që s’kanë mundur dot të kontaktojnë me 48-vjeçarin gjatë ditës dhe kanë njoftuar policinë.

Këta të fundit, kanë shkuar në banesë ndërsa është ndërhyrë për hapjen e derës dhe e kanë gjetur personin të varur në dhomë.

Dyshohet se shkak është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 48-vjeçarit.

Trupi do të dërgohet në morg ndërsa vijojnë veprimet për rastin.

Top Channel